Vëzhgimi i Report Tv/ Supermarketet kthehen në rrezik, asnjë masë anti-COVID
Qytetarët pa maskë dhe doreza në supermarkete
Një valë e re e epidemisë së Covid po përfshin Shqipërinë pikërisht në prag të sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sanksione të rënda të parashikuara nga ligji ndaj qytetarëve dhe njësive tregtare që nuk respektojnë masat e parandalimit, që do të thotë ndalim grumbullimi, distancim fizik dhe përdorim të maskës.
Ky detyrim në Shqipëri është i vlefshëm vetëm për mjediset e mbyllura, ndërsa në pjesën tjetër të Europës aplikohet edhe në vende të hapura, çdo herë që prania e shumë njerëzve e bën të pamundur mbajtjen e distancës të paktën një metër e gjysëm mes personave.
Por mungesa e kontrolleve dhe ndjenja e përgjegjësisë nga ana e pronarëve, sot ka bërë që të zhduken plotësisht nga përdorimi maskat edhe brenda në lokale publike deri edhe në supermarkete.
Telekamerat e Report TV bënë një vëzhgim në terren, duke konstatuar se në disa dyqane kryesore supermarketesh, përdorimi i maskës nuk iu kërkohet më blerësve siç ndodhte pak javë më parë. Brenda supermerkateve Conad pamjet e marra nga një telekamerë e fshehtë tregojnë se maska nuk përdoret nga askush, përveç disave nga personeli i shitjes.
Në supermarketet Conad në Itali iu ndalohet hyrja kujtdo që paraqitet pa maskë. Por standardi shqiptar, fatkeqësisht është i ndryshëm: Në Conad-in shqiptar çmimet janë shumë të larta se në Itali, por masat anti-Covid për klientët tashmë janë zero.
Në pamjet e realizuara me një telekamer të fshehtë, klientët lihen të futen pa asnjë kontroll dhe iu lejohet të shëtisin mes dollapeve plot me ushqime pa vendosur asnjë maskë. Kryeministri Edi Rama kërcënoi deri në arrestim, siç parashikon reforma e fundit e Kodit Penal, pronarët e aktiviteteve tregtare që thyejnë rregullat anti-Covid si rastet e konstatuara në CONAD.
“Bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë, nuk do të tolerohen më dhe u kujtoj të gjithë atyre që kanë një biznes, më vjen keq por duhet t’jua kujtoj, se përveç gjobave, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë në rast se kapen në shkelje të protokolleve duke rrezikuar drejtpërdrejtë shëndetin e njerëzve të cilëve u shërbejnë”, do të shprehej kryeministri Rama.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2446
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
Kontrolloni qendrat tregtare, aty dergojini kamerat jo Tek hallexhijt, dhe fakirfukarejt.
PërgjigjuSikur vec maskave te shikoni dhe cmimet o zoterinj gazetare. Nje pako makarona te Conad ne Shqiperi kushton deri trefish krahasuar e njejta marke ne Itali. Do ju nis foton. A kontrollin njeri abuzime aty apo bjeri ahqiptareve se durojne kafahet.
PërgjigjuDihet kjo pune cmimet ne stratesfere dhe asnje mase. Atyre i interesojne vetempare se mos i intereson shendeti njerzve
Përgjigjushikoni pak piken e fruta perimeve qe shet tek lulishtja e komunes se parisit dhe big marketi po aty, eshte nje skandal i vertete, nuk ka asnje kontroll. cmimet e fruta perimeve jane ne stratosfere
Përgjigju