Conchita në festivalin e RTSH

Conchita në festivalin e RTSH
Festivali i 54-të i RTSH-së, eventi i cili mban lart muzikën shqiptare, ngjit në finale 18 këngëtarët të cilët po garojnë për trofeun “Eurovizion”. Edhe pse ende pa u mbyll spektakli, aludimet si çdo vit nuk kanë munguar as në këtë edicion, ku shumë zëra thonë se sonte çmimi do të ndahet mes Flaka Krelanit dhe Eneda Tarifës, kjo e fundit u kritikua edhe për shkak të miqësisë me Drejtorin Artistik, Elton Deda.

Conchita, surpriza e këtij edicioni
Fituesja Eurosong, Conchita Wurst pas anulimit të vizitës në edicionin e vitit të kaluar, mund të jetë sonte në Pallatin e Kongreseve. Burime pranë Festivalit të RTSH-së thonë se fituesja Eurosong, Conchita do të jetë sonte në skenën e Festivalit të RTSH-së, duke mbajtur premtimin e vitit të kaluar. Kujtojmë se lajmi për ardhjen e saj në Tiranë, hapi një debat të gjerë jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe më gjerë. Conchita është i pari transvestit që fiton Eurosongun dhe ka pasur shumë kritika për dhënien e çmimit në mbarë botën. Ndërkohë, violinisti Shkëlzen Doli vjen si i ftuar special, duke sjell për publikun shqiptarë kolazhin “Arbëreshës sime”, i orkestruar nga Geti Druga. Një tjetër hapësirë do të jetë edhe homazhi për Tonin Tërshanën, që u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë.

Gara
18 finalistët Renis Gjoka, Flaka Krelani, Eneda Tarifa, Teuta Kurti, Orgesa Zaimi, Luis Ejlli, etj do të ngjiten sonte për më të mirin. Siç e kemi thënë dhe më herët, sonte juria do të jap verdiktin e saj për këngën më të mirë! Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit juria  përbëhet nga anëtarë të rinj në moshë, gjë që më herët nuk është parë në këtë festival. Anëtarët e jurisë që do të gjykojnë performancat live të këngëtarëve dhe që do të përzgjedhin fituesin që do të na përfaqësoj në Eurovizion janë: Ilirian Zhupa (poet), Piro Çako (kantautor), Helidon Haliti (piktor), Françesk Radi (këngëtar), Olta Boka (këngëtare), Jehona Sopi (këngëtare) dhe Alban Nimani (vokalist i grupit “Asgjë Sikur Dielli”). Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë, edhe sivjet fituesi i edicionit të 54-ët të Festivalit të Këngës në RTSH do të udhëtojë në Maj drejt Suedisë për të garuar në Eurovizion.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin