Conference League do zhvillojë sot 18 ndeshjet e raundit të tretë në fazën e ligës. Në fushë do zbresin edhe dy klubet shqiptare, Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit.
Në stadiumin e Shkupit, Shkëndija pret polakët e Jagiellonias në orën 21:00. Pas fitores 1-0 kundër Shelbourne, skuadra e trajnerit Jeton Beqiri kërkon sërish surprizën në një sfidë që mund të jetë e kalueshme, paçka se polakët kanë shumë përvojë dhe një ekip për t'u respektuar.
Trajneri Beqiri tha se rivalët janë të fortë, por ata futen në fushë për vetëm tri pikë.
"Kemi analizuar kundërshtarin, flitet për një skuadër që është shumë cilësore, një ekip që është dominues në kampionatin polak, një kampionat shumë i fortë dhe shumë fizik. Edhe pse në dy ndeshjet e fundit kanë pësuar humbje, megjithatë bisedohet për një kundërshtar në të cilin ne duhet ta respektojmë shumë dhe gjithsesi se do ta respektojmë, por zakonisht në Shkup tregojmë ndeshje të mira, si në kampionat dhe në Europë.
Shpresoj që me angazhimin maksimal të futbollistëve, duke e respektuar kundërshtarin, edhe pse sipas meje ata e kanë rolin e favoritit në letër, besoj se mund të dalim me rezultat pozitiv në fund të ndeshjes", tha Beqiri.
Nga ana tjetër, në orën 21:00 Drita e Gjilanit luan kundër Shelbourne në Irlandë. Drita ka dy barazime dhe kërkon surprizën kundër një rivali që u mposht nga Shkëndija raundin e shkuar.
Conference League, raundi 3-të:
E enjte, 06 nëntor 2025
18:45
AEK Athinë - Shamrock
AEK Larnaca - Aberden
Celje - Legia
KuPS - Slovan Bratislava
Mainz - Fiorentina
Noah - Sigma Olomouc
Samsunspor - Hamrun
Shakhtar Donetsk - Breidablik
Sparta e Pragës - Rakou
21:00
Crystal Palace - AZ Alkmaar
Dynamo Kyiv - Zrinjski Mostar
Hacken - Strasbourg
Lausanne - Omonia
Lincoln Red Imps - Rijeka
Rayo Vallecano - Lech Poznan
Shelbourne - Drita
Shkëndija - Jagiellonia
SK Rapid - Universitatea Craiova
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.7%
-
Jo
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 3617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Interi sot për përmbysjen e madhe kundër Bodo/Glimt, Newcastle dhe Leverkusen me 'një këmbë' në fazën e 1/8-ave! Atl. Madridi luan në shtëpi
24 Shkurt, 11:01
-
Zinedine Zidane ka arritur marrëveshjen për të drejtuar Francën pas Kupës së Botës 2026
21 Shkurt, 11:27
-
Europa League/ Luhen tetë ndeshjet e para play-off, Bologna dhe Stuttgart bëjnë detyrën! Fenerbahce turpërohet në Stamboll, fitojnë Genk e Celta Vigo
20 Shkurt, 12:44
-
Conference League/ Celje 'fik' 2-3 Dritën në Prishtinë, Shkëndija 'nuk ndez' kundër Samsunsporit në Shkup! Ndeshjet e kthimit më 26 shkurt
20 Shkurt, 10:18
-
Drita dhe Shkëndija kërkojnë të 'ndezin flakën' evropiane, dy klubet shqiptare luajnë sot në Conference League
19 Shkurt, 12:40
-
Interi merr 'një dorë' edhe në Champions League, media italiane: Goli i Espositos duhej anuluar, arbitri dhe VAR bënë figurë qesharake
19 Shkurt, 10:27
-
Champions League/ Interi ‘ngrin’ në të ftohtin nordik, Bodo/Glimt e mposht 3-1! Newcastle ‘luan tenis’, ndalet Atl. Madridi, fiton Leverkuseni
18 Shkurt, 22:57
-
Bodo Glimt, një udhëtim për në Winterfell! Pse një qytet me 50 mijë banorë frikëson Evropën e futbollit?
18 Shkurt, 11:58
-
Datat dhe oraret/ Kombëtarja e Shqipërisë e nis në shtëpi kundër Bjellorusisë, ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve luhet në orën 15:00
13 Shkurt, 11:08
-
Sylvinho pas shortit të Ligës së Kombeve: Mendja jonë është te play-off-et e Kupës së Botës
13 Shkurt, 09:22
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja e Shqipërisë pjesë e Ligës C, në Grupin C1 do ndeshet kundër Finlandës, Bjellorusisë dhe San Marinos! Kosova në Grupin B3
12 Shkurt, 10:01
-
Shuhet pa u krijuar Superliga Evropiane, Real Madridi bën 'paqe' me UEFA-n
11 Shkurt, 15:50