Conference League/ Fiorentina e bën dramë për gjysmëfinalen, AZ Alkmaar dhe Basel duan 120 minuta lojë! West Ham është 'ok'

Conference League/ Fiorentina e bën dramë për gjysmëfinalen, AZ Alkmaar dhe Basel duan 120 minuta lojë! West Ham është 'ok'

Festa e Fiorentinës

Conference League mësoi çiftet gjysmëfinale. Në ndeshjet e kthimit çerekfinale, një biletë për më tej e morën Fiorentina, AZ Alkmaar, Basel dhe West Ham.

Në "Artemio Franchi", Fiorentina u mund 2-3 nga Lech Poznan, teksa falë fitores 1-4 në ndeshjen e parë, djemtë e Italianos kalojnë më tej edhe pse fundi ishte dramatik. Alkmaarit iu deshën 120 minuta lojë për të kaluar Anderlechtin, teksa holandezët fituan në shtëpi edhe pas penalltive.

Në Francë, Nice humbi 1-2 me Basel dhe pas 120 minutave lojë janë zviceranët e Taulant Xhakës që kalojnë më tej, duke gjetur në gjysmëfinale Fiorentinën. West Ham bëri detyrën në shtëpi, duke fituar 4-1 me Gent. Tanimë anglezët do luajnë në fazën e radhës me AZ Alkmaar. Ndeshjet e para zhvillohen në 11 maj dhe të kthimit të 18 maj. Finalja e madhe e këtij kompeticioni luhet në 7 qershor në "Eden Park" në Pragë.

Ndeshjet gjysmëfinale:

11 maj

West Ham - AZ Alkmaar

Fiorentina - Basel

Ndeshjet e kthimit në 18 maj

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit

Fredi Beleri s’mund të ushtrojë siç duhet mandatin e eurodeputetit