Të enjten në mbrëmje u zhvilluan katër çerekfinalet e kthimit të Conference League. Pas 90 minutave një biletë për në fazën gjysmëfinale e siguruan klubet e Shakhtar Donetsk, Rayo Vallecano, Crystal Palace dhe Strasbourg.
Në gjysmëfinale do të përballen çiftet Shakhtar Donetsk - Crystal Palace dhe Rayo Vallecano - Strasbourg. Ndeshjet e para mes tyre janë programuar për t'u luajtur më 30 prill dhe ato të kthimit më 07 maj.
Në Firenze, Fiorentina fitoi 2-1 kundër Crystal Palace, por humbja 3-0 e sfidës së parë bëri që klubi i Serie A të mbetet jashtë eventit. Në Holandë, AZ Alkmaar barazoi 2-2 kundër Shakhtar Donetsk, por ukrainasit kalojnë më tej falë fitores 3-0 në sfidën e parë. Kështu, Shakhtar Donetsk - Crystal Palace do jetë një nga gjysmëfinalet.
Në Athinë, AEK-u i shqiptarëve fitoi 3-1 kundër Rayo Vallecanos, por humbja 3-0 në Spanjë bëri që skuadra greke të eliminohej. Strakosha dhe Pilo ishin titullarë, ndërsa mbrojtësi shqiptar dhuroi asistin për golin e parë të AEK-ut. Ivan Balliu qëndroi në stol për Rayon.
Strasbourg bëri një paraqitje fantastike në shtëpi duke mposhtur 4-0 Mainzin. Paçka se gjermanët kishin fituar 2-0 në sfidën e parë, ekipi francez i përmbysi. Në gjysmëfinale do të luhet Rayo Vallecano - Strasbourg.
Conference League, çerekfinalet e kthimit - 16 prill 2026
18:45
AZ Alkmaar 2-2 Shakhtar Donetsk (0-3)
21:00
AEK Athinë 3-1 Rayo Vallecano (0-3)
Fiorentina 2-1 Crystal Palace (0-3)
Strasbourg 4-0 Mainz (0-2)
*Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para
Conference League, faza gjysmëfinale:
Shakhtar Donetsk - Crystal Palace
Rayo Vallecano - Strasbourg
*Shënim: Ndeshjet e para luhen më 30 prill dhe ato të kthimit më 07 maj
Komente






