Conference League/ Fiorentina me një këmbë në gjysmëfinale, Anderlecht bën detyrën! Nice tremb Baselin, ngec West Ham

Conference League luajti katër ndeshjet e para çerekfinale, duke mos munguar surprizat. Gent barazoi 1-1 në Belgjikë me West Ham. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Ings në minutën 45+3, teksa në pjesën e dytë barazoi Cuypers për vendasit (57'). Tanimë anglezët kanë një detyrë jo të lehtë në ndeshjen e kthimit në ishull.

Po në Belgjikë, Anderlecht fitoi 2-0 me AZ Alkmaar. Skuadra nga Brukseli kaloi në avantazh qysh në minutën e 22-të me Murillo. Në të 70 minutë Ashimeru shënoi golin e dytë. Basel dhe Nice barazuan 2-2 në Zvicër, me vendasit që u përmbysën por gjetën barazimin.

Në Poloni, Lech Poznan humbi 1-4 me Fiorentinën. Skuadra e Serie A merr një rezultat fantastik në transfertë, duke qenë me një këmbë në gjysmëfinale. Cabral, Gonzales, Bonaventura dhe Ikone shënuan për miqtë, teksa Velde shënoi për Poznan. Ndeshjet e kthimit në Conference League zhvillohen në 20 prill.

Conference League - ndeshjet e para çerekfinale:

Gent 1-1 West Ham

Anderlecht 2-0 AZ Alkmaar

Basel 2-2 Nice

Lech Poznan 1-4 Fiorentina

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë, në homazhe edhe Basha e Meta

Lamtumira për Kadarenë, në homazhe edhe Basha e Meta