Një mbrëmje europiane me emocione ishte e enjtja për skuadrat shqiptare në Conference League. Shkëndija e Tetovës arriti fitoren e parë historike (1-0) në fazën e ligës, ndërsa Drita e Gjilanit u ndal në një barazim 1-1 me Omonian e Qipros.
Në stadiumin e Shkupit, kuqezinjtë e Shkëndijës triumfuan 1-0 ndaj Shelbourne, në një ndeshje të fortë dhe të luftuar deri në fund. Pasi i rezistuan presionit të vazhdueshëm të irlandezëve, fati u buzëqeshi vendasve në minutën e 92-të, kur një autogol nga Barrett vulosi rezultatin dhe ndezi festën në kampin tetovar. Kjo fitore i dha skuadrës së trajnerit Jeton Beqiri tri pikët e para në fazën e grupeve të turneut, ku Shkëndija është debutuese.
Ndërkohë në Prishtinë, Drita regjistroi barazimin e dytë radhazi në po aq ndeshje. Kampionët e Kosovës barazuan 1-1 ndaj Omonias së Qipros, në një përballje ku të dyja skuadrat patën rastet e tyre. Gjilanasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 12-të, pas një goli të bukur me kokë nga Arb Manaj, i asistuar nga Besnik Krasniqi. Megjithatë, fundi i pjesës së parë solli zhgënjimin për vendasit, pasi Masouras realizoi golin e barazimit në minutën e parë shtesë.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, duke i dhënë Dritës pikën e dytë në grup, ndërsa Omonia regjistroi pikën e parë të saj.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Janar, 18:35
Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?
-
Po
16.7%
-
Jo
80%
-
Jam i/e dyzuar
3.3%
Vota total: 30
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U largua nga Shkëndija, Tirana pranë mesfushorit të Kombëtares
9 Janar, 12:13
-
Futbolli i Kosovës 'i lë targën' Superligës shqiptare, kampionati ynë në 'rënie të lirë'! Renditet në vendin e 44-t në Evropë
7 Janar, 11:35
-
Boniek i druhet Shqipërisë: Ndeshje e vështirë për Poloninë
6 Janar, 14:28
-
Drita
25 Dhjetor 2025, 18:38
-
HISTORIKE/ Humbje 'të ëmbla' për Dritën dhe Shkëndijën, dy klubet shqiptare kualifikohen në play-off-in e Conference League dhe mësojnë rivalët
19 Dhjetor 2025, 08:46
-
Conference League/ Drita 'fiket' në Prishtinë nga AZ Alkmaari, Shkëndija fiton 2-0 kundër Slovan Bratislavës! Shqiptarët ëndërrojnë fazën play-off
12 Dhjetor 2025, 08:52
-
VIDEO/ 15-vjeçari i vendos zjarrin stadiumit, shkrumbohet tribuna kryesore e impiantit historik në Finlandë
11 Dhjetor 2025, 12:41
-
Sot në fushë Drita dhe Shkëndija, njihuni me 18 ndeshjet e Conference League
11 Dhjetor 2025, 11:00
-
Champions League/ Arsenali pa rivalë, kryeson me pikë të plota! Man. City përmbys Real Madridin dhe ‘shkarkon’ Alonson, tri pikë për Juven! Humbet Napoli, ndalet PSG
10 Dhjetor 2025, 22:55
-
Kombëtaret kuqezi U-17 dhe U-19 mësojnë kundërshtarët e Evropianit të ardhshëm, dy mini-turnetë organizohen në Shqipëri
10 Dhjetor 2025, 11:29
-
Champions League/ Në 'Bernabeu' luhet fati i Alonsos, Real Madrid pret sot Man. Cityn! Juventusi e ka detyrim fitoren, Arsenal e PSG në udhëtim
10 Dhjetor 2025, 10:49
-
Champions League/ Liverpooli lë pas krizën, mposht 0-1 Interin në Milano! Tri pikë për Barçën e Bayern, Atalanta e Gjimshitit përmbys Chelsean
9 Dhjetor 2025, 23:01