Me rastin afrimit të finales së Konference League, ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se falë investimit në impiantet sportive një finale Europe do të zhvillohet në Shqipëri.
Kryeministri ka kujtuar se disa vite më parë Kombëtarja e Shqipërisë nuk kishte stadium as për të luajtur ndeshjet miqësore, ndërsa sot gjithçka ka ndryshuar, në cdo dimension.
“Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s'kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!
Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, "Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija", shkruan Rama.
Roma-Feynord do jetë finalja e Conference League, që do të zhvillohet me 25 maj në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’.
Skuadra italiane ia doli të fitonte 1-0 gjysmëfinalen e kthimit kundër Leicester, teksa ndeshja e para një jave u mbyll 1-1.
-
Po mor Edi , po kur të vjen mysafiri te shpija , ae çon me fjet te dhoma e gjumit, apo te aneksi në guzhinë.
Përgjigju -
Jam shum dakort qe asht super stadium,por federata e korruptume nuk duhet te lejojn te lujn ekipet e superliges me huliganat qe thejn karriket dhe nuk denohen per derbet e leshit,aty te lujn vetem komtarja.
Përgjigju -
Ja doli dhe shqiperia sa e hapi stadiumin te beje nje super ndeshje si kjo respekte
Përgjigju -
SHYQYR DO E SHOF LIVE SE MEZI PO E PRISJA
Përgjigju -
Ku ishte pare ndonjehere te beheshin finale kaq te rendesishme ne shqiperi , me perpara as ekipet shqiptare nuk luanin se ishte skandal
Përgjigju -
Shqiperia gjithmone ka qene vend me shume talente dhe qe sot kane sukses te madh sidomos ne fushen e futbollit. Pervec kesaj kemi njerez qe punojne pafund per ta bere vete Shqiperine te suksesshme. Kjo shikohet qe te investimet qe jane bere te stadiumi Air Albania.
Përgjigju -
Ku jane ata qe ishin kunder stadiumit se sikur spo i nihet zoni. Ishalla sa me shum ndeshje te tilla.
Përgjigju -
Fale investimeve qe qeveria Rama po ben Shqiperia po njihet ne bote per bukurite qe ka !Nje rast eshte dhe ardhja e dy skuadrave nderkombetare ne stadiumin tone “Air Albania”???????? !
Përgjigju -
nje nga gjerat me te mira qe mund te behej ne keto ditee
Përgjigju -
Po normale qe do vijne te luajne ketu sepse kemi nja nnga stadiumet nme te bukura ne botee
Përgjigju -
E gjjthe kjo eshte fale investimeve qe jane bere ne permiresimin e stadiumeve, mezi po pres ta ndjek kete ndeshje????????
Përgjigju -
Nje super arritje e madhe per ne qe te luhet nje ndeshje e rendesishme ne stadiumin tone
Përgjigju -
Nje arritje shume e madhe per vendin tone qe 2 skuadra te huaja te luajne ne stadiumin Air Albania . Mezi po pres diten qe te shkoj ta shof kete ndeshjen
Përgjigju -
Sa kenaqesi per keto unvestime dhe qe do mbahet ktu ne Shqiperi ndeshja
Përgjigju









Komente
Komento