Janë përcaktuar gjithashtu edhe gjysmëfinalistet e kompedicionit tjetër europian, Conference League.
Leicester u kualifikua më tej pasi mposhti 1-2 PSV-në, dhe tashmë do të përballet me Romën, e cila po ashtu fitoi në Itali përballë Bodo/Glimt, me rezultatin e thellë 4-0.
Përsa i përket gjysmëfinales tjetër, Marseille mposhti grekët e PAOK me rezultat minimale, e ndërsa tashmë përballë do të ketë holandezët e Feyenoord, të cilët mposhtën 1-3 çekët e Slavia Prague.
Finalja e Uefa Conference League do të luhet në Tiranë, në 'Air Albania' më 25 maj.