Conference League/ Partizani i pafat te goglat e play-off, buzëqeshin Ballkani dhe Struga

Conference League/ Partizani i pafat te goglat e play-off, buzëqeshin Ballkani dhe Struga

Trofeu i Conference League

Sot në 14:00 në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën play-off të Conference League. Në këtë kompeticion janë pjesëmarrëse tre skuadra shqiptare, me Partizanin (kampion i Shqipërisë), Ballkanin (kampion i Kosovës) dhe Strugën (kampion i Maqedonisë së Veriut) që kanë mësuar skuadrat kunndërshtare, nëse kalojnë turin e tretë.

Në rast të një kualifikimi në këtë tur, skuadrat do mbërrijnë në play-off, aty ku UEFA ka përcaktuar edhe çiftet. Në 10 gusht Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran (një javë më vonë ndeshja e kthimit), Ballkani do të presë në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps. Nga ana tjeter Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.

Sipas rregullit të UEFA, në fazën play-off do luajnë skuadrat që fitojnë në turin e tretë të Conference League, me skuadrat humbëse të turit të tretë të Europa League. Në të tilla kushte Partizani nëse kalon Valmieran do duhet të përballet me humbësit e çiftit FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari), Ballkani me humbësin e çiftit FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi), ndërsa Struga me humbësit e HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë).

Ndeshjet e para do luhen në 24 gusht, teksa të kthimit një javë më pas.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 07/08/2023 17:52

    Te hetohete uefa dhe chapaslika te krijohete kapionay9 vullnetare dhr kapionati unikre dhe shorti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bundesliga/ Leipzig 'zhdëp' 4-1 Dortmundin, fiton Bayern Munich! Leverkusen barazim 'in extremis', 46 ndeshje pa humbje

Bundesliga/ Leipzig 'zhdëp' 4-1 Dortmundin, fiton Bayern Munich! Leverkusen barazim 'in extremis', 46 ndeshje pa humbje