Conference League/ Partizani përmbys Valmierën në Letoni, të kuqtë ‘asist’ nga kundërshtarët (GOLAT)

Partizani fitoi 1-2 me Valmierën në Letoni, për ndeshjen e parë në turin e tretë të Conference League. Kampionët e Shqipërisë iu falën dy gafave të vendasve në pjesën e dytë, për të marrë një rezultat të favorshëm për të kaluar në play-off e këtij kompeticioni.

Ndeshja nisi në ekuilibër, me skuadrat që nuk kërkuan të rrezikonin. Me kalimin e minutave, vendasit e Valmierës morën lojën nën kontroll, duke zhbllokuar gjithccka në minutën e 27-të.

Gustavo Silva nga rreth 20 metra befasoi Qirkon në portë me një të majtë të fortë, që u ndal në katërkëndëshin e vlonjatit. Vijimi i lojës i pa “Demat” të nervozuar, me Carën, Atanaskoskin dhe Mehmetin që u ndëshkuan me kartona të verdhë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për letonezët.

Fraksioni i dytë i lojës pa të kuqtë me tjetër fytyrë, teksa trajneri Zekic hodhi në fushë Maguette. Në minutën e 58 ishte Tedi Cara që barazoi ndeshjen, pas një gafe të mbrojtjes vendase. Me barazimin e gjetur, Partizani shtoi ritmin dhe gjeti avantazhin me Rrapaj në minutën e 78. Një e djathtë nga jashtë zone u ndal në rrjetë, kjo edhe pas rrëzimit të pafat të portierit.

Minutat në vijim panë kampionët e Shqipërisë të administronin lojën, duke marrë një fitore të vyer. Tanimë ndeshja e radhës mes këtyre dy skuadrave do luhet në 17 gusht më 20:00 në “Elbasan Arena”, për të mësuar skuadrën që do kalojë në play-off e Conference League nga ky çift.

SI.E./S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia