Conference League zhvilloi të enjten dy ndeshjet gjysmëfinale të vlefshme për aktin e parë. Rayo Vallecano fitoi në shtëpi 1-0 kundër Strasbourg, ndërsa Crystal Palace mposhti 1-3 ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 7 maj dhe pas tyre do të mësohet çifti finalist.
Në Madrid, Rayo Vallecano fitoi 1-0 falë golit të Alemao në minutën e 54-t kundër Strasbourg. Paçka humbjes francezët janë në garë dhe mund të përmbysin gjithçka në sfidën e kthimit. Ivan Balliu qëndroi në stol për spanjollët.
Në fushën neutrale të Krakow në Poloni, ukrainasit e Shakhtar Donetsk humbën 1-3 nga Crystal Palace. Anglezët kaluan të parët në epërsi me golin e Sarr pas disa sekondave lojë, ndërsa Shakhtar barazoi në fillim të fraksionit të dytë. Megjithatë Crystal Palace shënoi edhe dy gola të tjerë me Kamada dhe Larsen për të 'vulosur' fitoren 1-3 dhe për të hedhur një hap të rëndësishëm për në finalen e cila do të luhet më 27 maj në stadiumin e Leipzigut.
Conference League, ndeshjet gjysmëfinale:
E enjte, 30 prill 2026 - 21:00
Rayo Vallecano 1-0 Strasbourg
Shakhtar Donetsk 1-3 Crystal Palace
Komente







