Një karton i kuq i jepet secilit futbollist, mandej secilit ekipi që largohet nga fusha në shenjë proteste sepse nuk është dakord me vendimin e gjyqtarit. Dhe kujtdo futbollisti që mbulon gojën ndërsa flet me kundërshtarët. Kjo është ajo që ka miratuar Këshilli i FIFA-s. Masa do të zbatohet duke filluar nga Kupa e Botës (11 qershor - 19 korrik 2026, në Meksikë, Kanada dhe SHBA), siç është miratuar nga mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit (IFAB).

Masa u bë e nevojshme për shkak të incidenteve serioze që kanë ndodhur në muajt e fundit. I pari ndodhi gjatë finales së Kupës së fundit të Kombeve të Afrikës, të mbajtur në Rabat më 18 janar, kur Senegali doli nga fusha në shenjë proteste kundër gjyqtarit që dha një penallti për ekipin e Marokut.

I dyti ndodhi një muaj më vonë, gjatë ndeshjes së Champions League midis Benfikës dhe Real Madridit, kur Gianluca Prestianni, i cili më vonë mori një pezullim prej gjashtë ndeshjesh për fyerje homofobike, mbuloi gojën me bluzën e tij ndërsa iu afrua Vinicius, duke provokuar një reagim nga sulmuesi brazilian që çoi në një pezullim 10-minutësh të sfidës.

Nëse ky rregull do të kishte qenë në fuqi gjatë finales së fundit të Kupës së Kombeve të Afrikës, të gjithë lojtarët senegalezë që lanë fushën dhe shkuan në dhomat e zhveshjes do të ishin përjashtuar. Si rezultat, ndeshja do të ishte humbur.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për këtë sezon në Superligën shqiptare të futbollit, ku skuadra si Tirana apo Egnatia kanë refuzuar të dalin në fushë në shenjë protestë kundër gjykimit. Ky rregull i FIFA-s pritet të zbatohet edhe në vendin tonë, çka edhe i jep fund kësaj mënyre proteste.