Conference League/ UEFA sjell kampionët e Kosovës në Tiranë, Ballkani - Viktoria Plzen zhvillohet në "Air Albania"

Conference League/ UEFA sjell kampionët e Kosovës në Tiranë, Ballkani - Viktoria Plzen zhvillohet në

Stadiumi 'Air Albania'

Fusha e stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë është në gjendje të rënduar dhe ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen, e vlefshme për grupet e Conference League do zhvillohet në "Air Albania" të Tiranës.

Komisoni i Garave në UEFA s'e ka pranuar gjendjen e fushës në Prishtinë, me kampionët e Kosovës që duhet të luajnë në Tiranë ndeshjen e radhës. Kësisoj, të enjte në orën 18:45 në datën 30 nëntor stadiumi "Air Albania" do mirëpresë Ballkani - Viktoria Plzen për grupin C të CL.

Në këtë grup pas katër ndeshjeve të luajtura Plzen është në krye me 12 pikë, ndjekur nga Astana dhe Ballkani me katër, e Dinamo Zagreb me tri pikë.

Për t'u evidentuar se finalja e parë e Conference League u zhvillua në "Air Albania" në 25 majin e 2022, me Romën që mundi 1-0 Feyenoord me golin e Zaniolos.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, Tonin Sterkaj

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, Tonin Sterkaj