Conference League/ Vllaznia mirëpret nesër kundërshtarin në ‘Loro Boriçi’, ja masat e marra nga policia

Conference League/ Vllaznia mirëpret nesër kundërshtarin në ‘Loro Boriçi’, ja masat e marra nga policia

Ditën e nesërme stadiumi i Shkodrës ‘Loro Boriçi’ do të presë ndeshjen e Conference League mes Vllaznisë dhe Universitatea Craiova (Rumani). Ndeshja do të luhet në orën 21:00, ndërsa policia ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Duke nisur nga ora 17:30 do të bllokohen edhe disa akse rrugore.

Masat e marra nga policia:

1. Pritjen dhe eskortimin e delegacionit të ekipit mik, Personaliteteve të Larta Shtetërore, përfaqësuesve të UEFA-s dhe gjyqtarëve të ndeshjes;

2.Pastrimin e perimetrit rreth stadiumit dhe moslejimin e parkimit të mjeteve duke filluar nga ora 19:00;

3.Kontrolle të rrepta të tifozerive për mjete të palejuara, mjete piroteknike, pije, parulla të papërshtatshme etj;

4.Mbajtjen nën mbikëqyrje të tifozëve problematikë, të atyre që konsumojnë lëndë narkotike ose atyre që mund të tregtojnë ose të disponojnë bileta të falsifikuara;

5. Patrullime dhe mbajtje në mbikëqyrje të akseve rrugore, rrugëkalimeve, shesheve në qytet, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale;

6.Bashkëpunimin me SHPSF-në dhe institucione të tjera që kanë detyrime në këtë aktivitet, me qëllim eliminimin e çdo problematike të konstatuar;

7.Mbyllja e disa akseve rrugore të cilat nuk do të jenë të aksesueshme për qytetarët për lëvizjen me automjete, duke filluar nga ora 17:30.

Konkretisht segmentet rrugore që do të mbyllen janë:

a) Rruga “Muhamet Dibra” që lidh stadiumin “Loro Boriçi” me unazën perëndimore;

b)Një pjesë e bulevardit “Bujar Bishanaku”, konkretisht nga kryqëzimi i këtij bulevardi me rrugën “Dr. Abdulla Mehmeti” dhe Rrugën Brojej deri në kryqëzimin e bulevardit me rrugët “Nazmi Kryeziu” dhe “Evija Çelebiu” ose siç njihet ndryshe Kryqëzimi i Fishtave.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump