Conte drejt largimit nga Italia?

Conte drejt largimit nga Italia?
Tekniku Conte mendon largimin nga drejtimi i Italise? Antonio Conte mund të largohet nga posti i seleksionerit të përfaqësueses së Italisë. Ish-trajneri i Juventusit kërkoi bashkëpunimin e klubeve për një fazë seleksionimi, por nuk gjeti mbështetje.

Një tjetër çështje që ka zhgenjyer Conten per te menduar largimin nga Azzurrët është edhe fakti se data e finales së Kupës për vitin 2016 nuk është caktuar ende.

Në këtë situatë, zërat për një largim të mundshëm të Contes nga stoli i Italisë janë shtuar edhe pse presidenti i Federatës, Carlo Tavecchio, i ka premtuar zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull.

Euro 2016 starton në 10 qershorin e vitit të ardhshëm dhe në përfundim të kampionatit italian, lojtarët do të kenë një javë pushim. Në këtë mënyrë, Conte do të ketë në dispozicion vetëm 2 javë për të përgatitur Europianin dhe në se finalja e Kupes luhet në 19 apo 21 maj, kjo do t’i komplikonte shumë gjërat.

Gjithsesi, dorëheqja duket shumë larg, pasi Conte nuk dëshiron të largohet nga perfaqesuesja në këtë pozitë, pasi do ta ulte shumë besueshmërinë, ndërsa ai mbetet në pritje të një oferte të rëndësishme nga klubet e mëdha të kontinentit. 

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra