Conte: S’kam gisht me
bastet, duan të godasin Juven

Conte: S’kam gisht me <br />bastet, duan të godasin Juven
TORINO – Andrea Agnelli mbron Antonio Conte: “Është njeri me integritet dhe i ndershëm”. Nga dokumentet e Prokurorisë së Barit rezulton se një i njohur i Antonio Bellavista, ish-kapiteni i Barit i implikuar në skandalin e basteve në Serie A, me 24 dhe 25 mars 2011 i ka dërguar një sms trajnerit aktual të Juventusit për të “sistemuar” ndeshjen Siena – Sassuolo. Conte në atë kohë ishte trajner i Sienës.

Ai ka hedhur poshtë çdo akuzë që e përfshin në këtë skandal: “Është një mashtrim. Nuk ekziston asnjë telefonatë, asnjë mesazh. Po flasim për një jo-lajm por që tregon qartë shumë gjëra. Conte arrin deri aty sa të shohë një komplot kundër Juves së tij që është kthyer në nivele të larta: “Nëse i jepet kaq peshë një mashtrimi është sepse ka një lojë mbrapa. Nuk jam as i zhgënjyer, as i nevrikosur dhe as i habitur. Gjithçka është pjesë e një loje që nuk më përket, por që nuk mund të mos e shoh. Trajnoj një skuadër të madhe, që është kthyer kompetitive falë punës së madhe të kryer. Nëse dikush mendon se e gjitha kjo do mund të na largojë nga lufta për të scudetto-n, gabohet”.

Nga ana e tij, presidenti Andrea Agnelli ka thënë se “mbi hetimet e Prokurorisë së Cremona-s dhe të Bari-t dimë se duhet të presim fundin e tyre për të nxjerrë përfundime që duhet t’i interesojnë të gjithë sistemit të futbollit, sepse hetimi i përket një prej plagëve të sportit tonë të nivelit të lartë. Fakti që janë të përfshirë disa prej të teseruarve tanë nuk na lë indiferentë por absolutisht vigjilentë”. Më pas mbrojtja për trajnerin: “Njoh Antonio Conte prej 20 vitesh, nëse është e vërtetë që ka disa defekte duhet t’i njohim dy vlera të mëdha: është njeri me integritet dhe absolutisht i ndershëm. Nëse dhe kur do të lindi nevoja, do të përballemi me situata të papëlqyeshme”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin