Nga balta e Ferizajt vite të shkuara, te shkëlqimi në vitrinën e Serie A. Me këtë fjali mund të përmblidhet karriera e Ylber Ramadanit i cili nga Leçe pritet të kalojë te Napoli brenda kësaj dritareje transferimesh.
"Sololecce" bën me dije se për mesfushorin e Kombëtares trajneri Antonio Conte i Napolit ka shprehur interes prej kohësh, andaj është momenti që 27-vjeçari të bëjë hapin e madh, kjo për shkak të karakteristikave të tij fizike në mesin e fushës.
Prej një sezoni e gjysmë ai është pjesë e Leçes dhe ka luajtur 50 ndeshje në Serie A dhe tre në Kupën e Italisë, mirëpo trajneri i ri i puljezëve, Giampaolo nuk po i beson më dhe për 3 milionë euro klubi do e linte të lirë që në janar për te Napoli, që nuk e pengon shifra e mësipërme.
Me kontratë deri në verën e 2026 dhe me opsion rinovimi, as Ramadani nuk do ishte kundër një përvoje të re me ekipin e Napolit, që duhet thënë se është ndër pretendentët për kreun e Serie A.
Me një trajner si Conte mesfushori shqiptar do ishte ideal për lojën e strategut italian, që pëlqen muskuj dhe grintë në atë pozitë. Të gjitha faktet flasin për një kalim të Ramadanit te Napoli, ndërsa nëse ndodh diçka e tillë ai do gjente në ekip ish shokun e skuadrës te Partizani, Amir Rrahmanin.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 853
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debutoi me fitore te Juventusi, Tudor kritika për Mottën: Koopmeiners duhet rifituar, Yildiz ka cilësi
30 Mars, 14:31
-
VIDEO/ 'Prekje magjike', Armando Broja rikthehet të shënojë supergola me Everton
30 Mars, 13:52
-
Milani luan sot në Napoli, Conceiçao: Më pëlqen të sfidoj më të mirët, besoj te vendi i katërt
30 Mars, 08:44
-
VIDEO/ Ernest Muçi shënon në derbin e Stambollit, anësori 'i ngrin' festën! Besiktasi mposht Galatasarayn mes kartonave
29 Mars, 21:03
-
GOLAT/ Juventusi i falet Yildizit, Roma fiton në udhëtim! Një shqiptar protagonist te Como, Bologna mbetet në Champions
29 Mars, 17:10
-
Shqetësoi tifozët, Ibrahimovic shfaqet në Milanello pas tre jave mungesë
28 Mars, 16:14
-
Akuzat për 'trukim ndeshjesh dhe pjesëmarrje në organizatë mafioze', mbrojtësi i Serie A shpallet i pafajshëm
28 Mars, 13:37
-
Ndeshja e parë zyrtare me Kombëtaren në 'Wembley', Kastrati: E kuptova vetëm kur u futa në fushë
28 Mars, 10:54
-
Juventusi prezanton trajnerin e ri, Igor Tudor: Dua të qëndroj 10 vite te 'Zonja'! Giuntoli: Ndryshimi ishte i domosdoshëm
27 Mars, 14:16
-
Capello: Juve dhe Milan kriza të ndryshme, por i njëjti konfuzion! Është koha të mendojnë për të ardhmen
27 Mars, 13:34
-
Tudor-Vlahovic, ballë për ballë te Juventusi: Ti je një nga më të mirët në botë, provoje
27 Mars, 12:46
-
Dybala mbyll sezonin, operacioni përfundon me sukses
26 Mars, 15:16