Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka cilësuar si të pavërteta informacionet se tek biskotat Milka janë konstatuar copa metali.
Aku bënë me dije se më datë 29.02.2024, nga sistemi RASFF është njoftuar për produktin Milka Biscotti dhe datë skadence 20.07.2024 për prani “Copa metali në biskota”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje.
Sipas AKU, janë marr masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nuk kishte gjendje të këtij produkti as në magazinë as në raftet e shitjes.
“Sa i përket rastit për njoftimin nga sistemi RASFF më datë 12.03.2024 për produktin domate të thara (Pomodori Sechi) me lot: V04623 dhe datë skadence 15.02.2026, me origjinë nga Tunizia me përmbajtje të pesticidit Chlorpyrifos-Ethyl, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se: Nga kontrolli i kryer rezultoi se subjekti ka kryer vetëm një import për të testuar produktet dhe kjo sasi nuk është tregtuar”, njoftoi AKU.
Lidhur me njoftimin e ardhur nga sistemi RASFF me datë 02.05.2024, i kategorisë: Alert me temë: “Proteinë e qumështit në majanë e birrës”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU sqaron se majaja e birrës me prezencë të proteinës së qumështit është përdorur si lënde e parë në prodhimin e produkteve: “YUKYBIO Pancrik di Farro Integrale” LOT: (024 A 24), datë skadence 05.11.2024, “BioVegando Velette con Ceci e Curcuma” LOT: (397 A 24) datë 19.12.2024.
Nga verifikimi i AKU, rezulton se të dyja produktet nuk janë tregtuar tek konsumatori final.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2982
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetari ‘influencer’ ngriti alarmin për prodhime bujqësore me helm, Braçe: Dy kompanitë që tregtuan 'lodrat kineze' u zhdukën! Morët ca para për të dëmtuar bujqit
29 Gusht, 19:55
-
AKU tërheq nga tregu djath mozzarella me datë të skaduar dhe vezë të lëngshme me salmonelë
1 Gusht, 15:00
-
U konsumua 13.2 ton akullore me përbërje kancerogjene, reagon AKU: Brenda 7 ditësh u tërhoq e gjithë sasia nga tregu
17 Korrik, 16:56
-
SAFIAL, projekti që sjell siguri ushqimore në Shqipëri! Investimi 2.4 mln € nga Italia
7 Qershor, 18:07
-
Tiranë, shisnin produkte ushqimore pranë shkollave, gjobiten 4 persona
18 Mars, 13:34
-
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së në Tiranë, arrestohet pronari i një baxhoje në Durrës
22 Shkurt, 13:24
-
AKU kontrolle në Durrës, Korçë e Fier, 300 mijë lekë gjobë për 3 biznese
28 Dhjetor 2023, 10:44
-
AKU kontrolle në Fier, marketi me ushqime të skaduara! Shkelje edhe një subjekt në Korçë
26 Dhjetor 2023, 10:10
-
AKU masa ndëshkuese për ushqim të pasigurt, bllokohet qumësht dhe nënprodukte të tij në Kukës, Elbasan dhe Durrës
19 Dhjetor 2023, 10:57
-
Kastravecat me pesticide në Lushnjë, Gjermania kthen 24 tonë! AKU: Do asgjësohen
24 Nëntor 2023, 17:28
-
Ishin me miza! AKU bllokon dhjetëra pako me miell dhe oriz në Durrës
9 Nëntor 2023, 20:28
-
Nuk zbatoi vendimin për ndërprerjen e aktivitetit, AKU bllokon subjektin në Kamëz, e gjobit me 1 milionë lekë
8 Nëntor 2023, 12:15