
"60 përqind e rasteve të reja të koronavirusit të zbuluar në Kinë në muajin Prill nuk kanë treguar simptoma të sëmundjes në kohën e kryerjes së testimit"
Kjo është ajo që del nga një analizë e kryer nga 'Financial Times' dhe e botuar sot në botimin online të gazetës britanike.
Gjetja, bazuar në të dhënat më të plota pandemike që qeveria kineze ka filluar të botojë që nga fillimi i prillit, mund të bëjë punën e qeverive në të gjithë botën më komplekse në lehtësimin e kufizimeve të vendosura deri më tani në luftën kundër koronavirusit.
Rezultati i studimit, komenton gazeta britanike, tregon se një numër i madh i njerëzve ndoshta qarkullojnë të pashqetësuar në komunitet duke përhapur koronavirusin pa e ditur as ata vet që janë bartës të infeksionit.
Konkluzioni duket se ëshjtë shqetësues për autoritetet shëndetësore sepse sipas ekspertëve, transportuesit e koronavirusit janë më infektivë në fazën paramptomatike të sëmundjes. Ky fakt sipas tyre përforcon edhe më shumë domosdoshmërinë e masave të tilla si distancimi fizik dhe përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.
Lajmi kryesor:
269 viktima dhe 2304 të shëruar në 24 orë në Itali, më shumë se 1 milion të shëruar në botë! Europa po fiton luftën me koronavirusin










