Çorovodë/ Arrestohen në lokal dy persona me armë dhe doza kokaine, e pëson edhe pronari

Dy persona u arrestuan pasi u kapën në një lokal në Çorovodë me armë, drogë dhe një sasi parash. Në finalizim të operacionit policor të koduar "Osumi", pas dy muajve hetime, policia arrestoi P.K 46 vjeç, dhe E.H, i dënuar më parë, 37 vjeç të dy me banim në Çorovodë.

Gjithashtu, në gjendje të lirë do të hetohet L.S 44 vjeç, pronari i lokalit ku u arrestuan personat me drogë, për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative, se dy persona shpërndanin drogë me doza të në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik, 46-vjeçarit ju gjetën 11 doza Kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.

Ndërkohë 37-vjeçarit ju gjetën 1 pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë kanabis. 

Ata do të hetohen nga Prokuroria e Beratit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje", "Mbajtja e armëve të gjahut pa leje".

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 27/04/2019 15:35

    Derrmojini baj gat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja