Rreth 42 misione të autoriteteve italiane që nga muaji janar i këtij viti kanë arritur të shfarosin 753 mijë bimë narkotike në një territor prej 213 mijë hektarësh.
Duke u rikthyer në kohë, e përditshmja kujton gushtin e vitit 2004 kur trafikantët zotër të fshatit Lazarat panë një qiell një helikopter të policisë italiane .
E sapo mjeti iu afrua plantacioneve trafikantët nisën të shtënat me kallashnikov.
Në bordin e helikopterit ishte një zv/prokuror, një marshall dhe një zyrtar i policisë shqiptare. Por fatmirësisht nuk u plagos dhe nuk u vra askush dhe helikopteri u detyrua të kthehej në aeroport.
“Edhe pse nga ajo kohë kanë ndryshuar taktikat, niveli i trafikantëve, substanca mbetet e njëjtë Shqipëria është sera europiane e marihuanës” citon e përditshmja.
Marrëveshja Itali-Shqipëri
Një avion i guardia di finanza model Piaggo i linjës P166DP1 inspekton cdo vit rreth 20% të territorit shqiptar duke përfshirë qytete e male. Është kjo marrëveshja e arritur mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare .
Nga janari janë kontrolluar 213 mijë hektarë tokë të mbushur me plantacione . Avioni nuk kalon më në Lazarat , fshati i cliruar dy vite më parë , ku prej 20 ditësh ishte i rrethuar .
Por metastazat tashmë janë përhapur në të gjithë vendin, shkruan Corriere Della Sera.
Nga janari në 42 misione janë zbuluar 753 mijë bimë të marihuanës. E nëse kjo lëndë narkotike do të hidhej në treg do të sillte të ardhura deri në 2 milionë euro.
Më tej citohet se për këtë fakt nuk duhet fajësuar një popull i tërë.
Madje cështja e drogës shkakton edhe shumë debate dhe tensione mes politikanëve shqiptarë të cilët përpiqen të lëvizin dicka. Më tej në shkrim lavdërohet edhe puna e autoriteteve italiane të cilat kanë dhënë ndihmesën e tyre në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Problemi i lëndëve narkotike
Problemi me lëndën narkotike veçanërisht me marihuanën nuk është një fenomen që doli menjëherë ai ka qënë gjithmonë aty.
Tashmë të paktën është rritur ndërgjegjësimi se të arrestosh qytetarët që mbjellin plantacione dhe shoferët që i transportojnë nuk mjafton.
Duhet më shumë bashkëpunim dh organizim. Bosët punojnë mes Shqipërisë dhe Italisë , fshihen kur dëgjojnë se dicka nuk shkon. Për cilën arsye? Pyet Corriere. Ata mbrohen nga klane, shumë njerëz të ndier të kërcënuar detyrohen të heshtin.
Qarkullon një model, me 400 mijë euro një i kërkuar arrin të sistemojë praktikën dhe të duket i qetë, në liri të plotë. Ndoshta nuk ka një zgjidhje, ndoshta edhe ka. E mbyll shkrimin prestigjiozja.
Truket e trafikantëve në Shqipëri
Super fara dhe tunelet truket e trafikantëve shqiptarë është një tjetër artikull i botuar po në këtë të përditshme.
“Harta e marihuanës në Shqipëri është e fshehur në 10 faqe të një dosjeje sekrete. E kanë shkruara autoritetet lokale në sajë të bashkëpunimit me italianë dhe gjermanë. Në document thuhet se në vend janë të paktën 363 zona ku ka lëndë narkotike.
Jo vetëm në jug por edhe në qendër dhe në veri, përgjatë lumenjve, në kodra, male madje kultivojnë edhe në tunele ose në laborator të sofistikuar. Ata ndihmohen nga trafikantë që sjellin nga jashtë fara të përpunuara të cilat rriten shumë shpejt. Fara që vijnë nga Vietnami që e mbyllin ciklin e tyre në 45 ditë” thuhet në dosjen ku janë pyetur zyrtarë të policisë.
Në shkrim thuhet se deri më tani janë shkatërruar rreth 1.5 milionë bimë. Madje tashmë organizatat kriminale përdorin edhe dronës jo vetëm armët për të kontrolluar zonat e tyre.
Hera e parë ndodhi në afrë Krujës. “Atje i përdorin këto mjete për të kuptuar kush hyn e kush del nga plantacionet’ thuhet në dokument.
Për qeverinë të dhënat tregojnë se lufta kundra lëndëve narkotike po funskionon. Ndërsa për opozitën qeveria Rama ka dështuar. E për ekspertët ky fenomen ka avancuar dhe është bërë më i fshehtë. Edhe një herë kujtohet rasti i Lazaratit sivc e cilëson kryeqyteti i marijuanës.
Strategjitë e reja
Për disa javë duket se tregu ishte shkaëtrruar. Por bandat ndryshuan strategjitë, shkruan Corriere. Ata janë zhvendosur në very, dhe kanë nisur të shfrytëzojnë zonat e pabanuara mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Madje edhe në zona ku shteti nuk arrin. Kanë marrë zonat e vjetra industrial për t’i kthyer në laboratorë me sistem ngrohje dhe të sistem ndricues.
E sa i përket të ndaluarve e përditshmja citon autoritetet shqiptare që thonë se ata janë thjesht qytetarë që i përdorin tokat për të fituar bukën e gojës.
Është pikërisht dokumenti i sipërpërmendur që tregon se kush shkon edhe droga, një pjesë transportohet me gomone në Itali, me makinë apo në këmbë ose edhe në Greqi. Më pas shpërndahet në Hollandë,Francë, Austri. Lënda narkotike mbërrin në Gjermani përmes Malit të Zi, Serbisë apo dhe Hungarisë.
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)