Anija turistike "Costa Concordia" la sot ishullin toskan të Giglios, ku u përmbys pas përplasjes me disa shkëmbinj në janar të 2012 në një fatkeqësi ku 32 njerëz humbën jetën. Anija e mbytur është duke u larguar për në Genoa me një shpejtësi prej dy miljesh, ku do të shkatërrohet dhe do të përfundojë për skrap.
Ajo pritet të mbërrijë në Genoa të dielën. Largimi i saj ishte planifikuar të hënën, por ky veprim u shty dy herë për shkak të motit të keq dhe vonesave në procesin për të rimëkëmbur anijen, që ishte vendosur në një platformë artificiale pas operacionit të paprecedentë teknologjik të vitit të kaluar për ta ngritur. Anija 114 500 tonëshe, që ka qëndruar mbi sipërfaqen e ujit në sajë të disa kutive të mëdha metalike të mbushura me ajër e të lidhura me të, është duke u tërhequr nga një autokolonë prej 14 anijesh. Nisja u përshëndet me duartrokitje në sallën e kontrollit dhe në bregun e Giglios dhe me sirenat e anijeve të ndodhura rastësisht në zonë.
Por, zyrtarët kanë insistuar që puna nuk do të konsiderohet e përfunduar deri në momentin që "Costa Concordia" të shkojë e sigurt në Genoa./ATSH/
/Shqiptarja.com