COVAX bën gati planin për shpërndarjen e vaksinës COVID, Shqipëria merr 141 mijë e 600 doza të AstraZeneca

Mes kritikave të shumta për vonesa dhe pabarazi në shpërndarjen e vaksinave, COVAX  dhe GAVI kanë bërë publik planin për shpërndarjen e dozave të para të vaksinave antiCOVID, në vendet me të ardhuira të ulëta dhe të mesme. Në planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave  parashikohet shpërndarja e 1.2 milion dozave të AstraZeneca dhe Pfizer.

Për vendin tonë COVAX do të shpërndajë 141 mijë e 600 doza të vaksinës së AstraZeneca.  Shqipëria ka paguar 3.9 milion euro për të siguruar 1 140 000 doza nëpërmjet kësaj skeme.

Nga ana tjetër për Kosovën e cila, ende nuk ka filluar vaksinimin planifikohet të jepen 100 mijë e 800 doza.

190 vendet që i janë bashkuar COVAX, prillin e kaluar synonin një qasje të barabartë në shpërndarjen e vaksinave për të gjitha vendet.  

Drejtori i Përgjithshëm i GAVI  javën e kaluar tha se COVAX synonte të jepte 2.3 miliardë doza deri në fund të vitit, përfshirë 1.8 miliardë në vendet me të ardhura më të ulëta pa ndonjë kosto për qeveritë e tyre.

 

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë me sasinë për çdo shtet të shpërndarjes së vaksinave nga COVAX

Lajm në përditësim...

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genc: 03/02/2021 22:46

    Po date se kur vijne kane apo thjesht luga bosh!

    Përgjigju
  • Hallo!: 03/02/2021 19:14

    Do bëhemi Kavjet e AstraZenekas,kur Zvicra se ka miratuar???!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë