COVID-19, Komiteti i Ekspertëve: Dozë të katërt vaksine për mbi 60 vjeçarët, hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës, hapen klubet e natës! Nga 1 maji, në kufi jo më vaksinim apo test

Vaksinimi do të jetë e vetmja mënyrë tashmë për të luftuar pandeminë e COVID-19 në vend. Nëpërmjet një konference për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri sot me dije heqjen e detyrimit të mbajtjes së maskës në ambientet e izoluara, megjithatë e rekomanduan me forcë përdorimin e saj.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, tha po ashtu se nga data 1 maj, në kufi nuk do të jetë më në fuqi detyrimi i paraqitjes së certifikatës së vaksinimit, testit COVID apo dëshmisë së shërimit nga infeksioni. Do të rihapen edhe lokalet e natës, ku muzika nuk do të jetë më e ndaluar pas orës 23:00.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar edhe vaksinimin me dozë të katërt për personat mbi 60 vjeç, që do të aplikohet 4 muaj pas aplikimit të dozës së tretë.

“Bazuar ne rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes.  Nisur nga situata epidemiologjike, kemi vendosur heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandojmë fuqishëm mbajtjen e tyre në ambiente të mbyllura dhe sidomos në ato të paajrosura mirë.  Vendosëm lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës. Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars Cov2 apo certifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar kjo nga data 1 maj e këtij viti”, tha Rakacolli

Pavarësisht heqjes së masave kufizuese, Komiteti Teknik i Ekspertëve u kujdes të theksojë se pandemia nuk ka mbaruar. Ata rekomandojnë vaksinimin, si e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur nga infektimi dhe për t'i dhënë fund koronavirusit. 

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve është bërë me dije po ashtu se situata e pandemisë COVID19  tashmë vijon të jetë në gjendje të qëndrueshme prej 13 javësh. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se ka rënie të incidencës javore dhe dy javore. Incidenca dy javore e cila është në ulje në nivelin e 7.9% krahasuar me javën e 13 dhe 14, edhe incidenca javore  është e ulur në krahasim me javët pararendëse, por njëkohësisht edhe me nivelin e pozitivitetit i cili në javën e fundit ka shënuar nivelin e 3.8% të  mostrave të testuara në 24 orë. Aktualisht në vend janë mbi 430 raste aktive

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Përhapja e hepatitit tek fëmijët, Bino: Kemi ngritur vëmendjen, deri tani asnjë shenjë shqetësuese

Mjekja Silva Bino ka bërë me dije se në vend, deri më tani, nuk është evidentuar prezenca e virusit të hepatitet te fëmijët, që është përhapur në disa vende të botës. Bino bën me dije se ISHP është në gjendje të identifikoi virusin dhe se është ngritur alerti.

"Ne kemi marr njoftimin për hepatitin, nuk kemi të dhëna në vendin tonë, natyrisht rastet më të shumta janë në MB dhe SHBA. Kemi ngritur vëmendjen, kemi ngrit alerin. Deri tani asnjë shenjë shqetësuese. ISHP është në gjendje të bëjë identifikimin e adenovirusit. Shenjat lidhen me traktin tretës, të vjella, diarre, këputje dhe zverdhje të lëkurës. Nëse ka turbullira të traktit tretës dhe nuk qetësohen, të drejtohen te mjeku i familjes për të mos na shpëtuar ndonjë rast dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme. Kemi vënë re çrregullim të mëlçisë në kuadër të Covid, por  të gjitha rastet janë trajtuar. Jemi vigjilent”, tha ajo.

Ora 11:25
COVID-19, Bino: Më shumë se 50% e popullsisë mbi 12 vjeç, të vaksinuar ! 93% e punonjësve të shëndetësisë të vaksinuar me 1 dozë

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se tha se në vend kanë ardhur më shumë se 3 milionë doza vaksinash dhe se kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 12 vjeç e lart. Ajo theksoi po ashtu se 93% e punonjësve të shëndetësisë janë të vaksinuar me 1 dozë, ndërsa vaksina më e përdorur në vend është Pfizer dhe AstraZeneca.

"Në kuadër të këtij komunikimi theksojmë se vaksinimi është i domosdoshëm.  Në Shqipëria kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksinash, mbi 87% e tyre janë përdorur. Kemi një nivel të lartë vaksinimi. Vaksina më e përdorur në vend është Pfizer, Coronavac dhe AstraZeneca. Mbi 50% e popullsisë nga 12 vjeç e lartë, të vaksinuar me 2 doza. Numër më të lartë vaksinimi me mbi 70% të vaksinuar kanë bashkitë: Mirditë, Tiranë, Belsh, Himarë, Sarandë, Gjirokastrës. Nivel të ulët vaksinimi kanë Laçi, Malësia e Madhe, Klosi, Elbasani dhe Shkodra", tha Bino.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruna: 26/04/2022 18:37

    Pse kur ishin te mbyllur klubet e nates?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë