COVID/ Ulet numri i infektimeve në vend, 486 raste të reja në 24 orët e fundit! 3 qytetarë humbin betejën me sëmundjen

COVID/ Ulet numri i infektimeve në vend, 486 raste të reja në 24 orët e fundit!  3 qytetarë humbin betejën me sëmundjen

Spitali Infektiv

Tre persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID në 24 orët e fundit në Vend, ndërsa janë regjistruar 486 raste të reja infeksioni.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë humbur jetën një 63 vjeçare nga Elbasani, një 80 vjeçare nga Berati dhe një 92 vjeçare nga Vlora.

Rastet e reja të infeksionit u identifikuan pas kryerjes së 4,532 testimeve, ku pozitivë rezultuan: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.

Në krahasim me një ditë më parë, numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka shënuar një rënie, pasi dje u raportua për 768 persona të infektuar.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Fatkeqësisht numri i viktimave ka shkuar në 2,495.

Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin ndaj qytetarëve për t'u vaksinuar, ndërsa edhe muaji shtatorë do të jetë muaj i hapur vaksinimi për të gjithë personat mbi 18-vjeç.

Si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me COVID, Komitetit Teknik i Ekspertëve njoftoi sot ashpërsimin e masave anti-COVID. Vaksina do të jetë e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët! Këto grupe duhet ta kenë marrë vaksinën brenda datës 30 shtator. Nga data 1 shtator ora policore do të zgjatet duke filluar në 23:00 deri në 06:00, jo më në 24:00. Po ashtu, masa të reja do të aplikohen dhe në pikat kufitare të Shqipërisë, ku qytetarët duhet të plotësojnë 3 kushte. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ brenda 72 orëve ose provë që kanë kaluar COVID. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Statistika (30 Gusht 2021)

Raste të reja ditore       486 

Të shëruar në 24 orë       207

Të shtruar në spitale       97

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 4,532

 

Testime totale            1,040,124

Raste pozitive             145,333

Raste të shëruara         133,332

Raste Aktive                    9506

Humbje jete                     2,495

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3399

Shkodër          1625

Vlorë               897

Durrës             742

Fier                  709

Lezhë              528

Elbasan           472

Berat               330

Gjirokastër       261

Korçë               237

Kukës              165

Dibër                 141

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)