Komiteti ashpërson masat anti-COVID! Vaksinë me detyrim për stafet mjekësore, arsimtarët e studentët! Nga 1 shtatori ora policore në 23:00! Nga 6 shtatori, 3 kushte kush hyn në Shqipëri

Vaksina do të jetë e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët! Këto grupe duhet ta kenë marrë vaksinën brenda datës 30 shtator, kohë kur është parashikuar edhe nisja e procesit mësimor për vitin e ri shkollor. 

Vendimi u njoftua ditën e sotme nga kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli e cila bëri me dije dhe masat e reja anti-COVID të cilat janë forcuar si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend, për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve dhe shtrimeve në spital. Ministrja e shendetësisë Ogerta Manasitrliu sqaroi se qëllimi në vetvete i vendimit për vaksinim të detyruar për këto 3 grupe nuk është pezullimi nga puna por nxitja drejt vaksinimit.

Nga data 1 shtator ora policore do të zgjatet duke filluar në 23:00 deri në 06:00, jo më në 24:00. Po ashtu, masa të reja do të aplikohen dhe në pikat kufitare të Shqipërisë, ku qytetarët duhet të plotësojnë 3 kushte. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ brenda 72 orëve ose provë që kanë kaluar COVID. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. 

Që pas shfaqjes së variatit Delta në vendin tonë janë rritur ndjeshëm raste me COVID dhe shtrimet në spitale. Disa ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se COVID 3 është bërë gati pasi ka një rritje të ndjeshme të shtrimeve. Nëse kjo rritje do të vazhdojë spitali të hapet për të përballuar fluksin.

Rritja e infektimeve është reflektuar edhe tek fëmijët, ku momentalisht në pavionin infektiv të pediatrisë në QSUTpo trajtohen 8 fëmijë. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli tha se asnjë prej fëmijë nuk ndodhet në gjendje të rënde dhe se kanë njëklinikë më të lehtë se dimri i kaluar. Sipas ekspertëve të mjekësisë vaksinimi është rrugëzhgjidhja e vetme për t'i mbrojtur shëndetin dhe për të frenuar përkeqësimin e situatës së pandemisë.

Masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:
-    Duke filluar nga data 1 Shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00.
-    Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1.    Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. 
2.    Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve. 
3.    Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. 
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. 
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. 

-    Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. 

-    Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët. 

-    Vlerësohet që Shtatori, duke qenë muaj i hapur, të jetë periudha që të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë vaksinimin dhe deri në datën 30 Shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania. 

-    Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës. Një dokument i cili do të vlerësohet me përgjegjshmëri përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë edhe nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik. 
-    Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë periodike do të fillojë vetëm pas datës 30 shtator.

-    Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve. 

-    Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik. 

-    Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara  në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
Masat anti-COVID, Rakacolli: Në aeroport do futen vetëm udhëtarët, nuk do lejohet shoqërimi nga familjarët

 

Lidhur me masat anti-COVID u morën në kuadër të kufizimit të koronavirusit, zv.ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në ambientet e brendshme të aeroporteve do të lejohen të futen vetëm udhëtarët, të cilët kanë gjithashtu detyrim mbajtjen e maskës. Si pasojë, familjarët nuk do të lejohen më të futen në aeroport për të shoqëruar të afërmit.

"Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur familjarët e tyre. Pasagjerët duhet ta zbatojnë mbajtjen e maskës", tha Rakacolli.

Ora 12:28
‘A do të pezullohen nga puna mësuesit që refuzojnë vaksinën?’, përgjigjet Manastirliu: Nuk është qëllim në vetvete! Deri tani janë vaksinuar 60% e arsimtarëve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se 60% e arsimtarëve janë të vaksniur, ndërkohë që pjesa tjetër duhet që të vaksinohet me detyrim gjatë muajit shtator. E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, nëse do të ketë masa si pezullim nga puna për ata që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, Manastirliu tha se nuk është ky qëllimi parësor.

‘Një mësues i pavaksinuar në një klasë dhe që nuk mban maskën infekton gjysmën e klasës, rreziku për të shpërndarë infeksionin është shumë i lartë, në momentin kur nuk vaksinohesh apo nuk mban maskë. Nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve apo masave, është një nxitje më shumë drejt vaksinimit. Është një përpjekje për të shpëtuar jetën, jetën e atyre që shërbejnë. Shtatori do të jetë një muaji i hapur, ku puna nuk do të ndalet që të rrite mbulesa vaksinale. Janë 60% e arsimtarëve të vaksinuar. Nuk mund të rrezikojmë, që të infektojnë njëri-tjetrin. E vetmja armë efikase që kemi është vaksinimi. Këto 30 ditë do të jenë ditë të vaksinimit për të gjitha këto grupe.’- tha Manastirliu.

Ora 12:25
Tre grupe vaksinim të detyruar, Rakacolli: Kush nuk e bën, pas datës 30 shtator duhet të paraqesë testin negativ në mënyrë periodike

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije për stafet mjekësore, studentët dhe arsimtarët, se nëse nuk do e bëjnë vaksinën COVID, pas datës 30 shtator do tu duhet kërkohet paraqitja në mënyrë periodike e një testi PCR, që të vërtetojë se janë negativ ndaj koronavirusit. Mirëpo, do të ketë përjashtim nga këto masa për grupe të caktuara, të cilët sipas raportit mjekësor nuk e kanë të nevosjshme të marrin vaksinën. Por, ky dokument pasi të lëshohet nga mjekët, do të verifikohet edhe nga specialistë të ISHP-së në mënyrë që mos të ketë shkelje nga qytetarët.

"Vlerësohet që shtatori të jetë periudhë që arsimtarët, stafet dhe studentët të kryejë vaksinimin dhe deri në datën 30 shtator të dorëzojnë vërtetim pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentë pranë zyrave të përcaktuara, kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

Për ata që nuk e kanë vaksinën do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktua me dokument mjekësor  për të mos bërë vaksinën. një dokument i cili do të vlerësohet përveç mjekut edhe nga specialistë të ISHP-së për të evidentuar një vendim jo fort të sakë", tha Rakacolli.

Ora 12:22
Rakacolli: 8 fëmijë janë të shtruar në spital me COVID, nuk janë në gjendje të rëndë

8 fëmije janë të shtruar në spital si pasojë e infektimit me virusin COVID. Lajmin e bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila theksoi po ashtu se fëmijët nuk janë në gjendje të rëndë.

‘Ka një shtim të numrit të rasteve të fëmijëve, por fëmijët nuk janë rëndë. Janë vetëm 8 fëmije në spital dhe nuk janë në gjendje të rëndë, kanë një klinikë më të lehtë sesa dimrin e kaluar. Nuk vihen re komplikacione.’- tha Rakacolli.

Ora 12:14
Vaksinë me detyrim për 3 grupe! Ora policore në 23:00! Pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID kush hyn në Shqipëri

Komiteti Teknik ka marrë masa të reja. Nga 1 shtatori ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID. Një tjetër masë është vaksimin i detyruar për grupet më të rriskuara: Stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë. Të gjitha masat i bëri me dije kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli.

"Komiteti ka ndjekur dinamikën e situatës epidemiologjike. Indikatorët gjatë kësaj jave kanë treguar tendencë përkeqësimi, numri i rasteve ditore. E cila nga 86 ka shkuar në 300 për 100 banorë, një rritje e ndjeshme kjo. Kemi marrë masa: Nga 1 shtatori ora policore nga 24-6 do shkojë në 23:00 -6. Kush hyn në shqipëri duhet të plotësojë 1 nga këto kushte: Pasaportë vaksinimi jo më e vonë se 2 javë nga bërja, test pcr brenda 48 orëve, provë e kaliumit të infektimit jop më shumë se 6 muaj. Ata që skan një nga dokumenta duhet të izolohen. Vaksimin i detyruar për grupet më të rriskuara: Stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë.", tha Rakacolli.

Ora 12:11
'Delta po përhapet frikshëm', Manastirliu: 95% e qytetarëve të shtruar në spital të pavaksinuar, shtatori do të vijojë të jetë muaji i hapur për t'u vaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, apeloi për vaksinim, duke i konsideruar shqetësuese shifrat në rritje të infektimeve nga varianti Delta. 

“Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta. Në Spitalin “Covid 1” janë pothuaj 100 të shtruar, 17 prej tyre në terapi intensive. Janë shumë më pak se sa në rajon, edhe falë shpejtësisë me të cilën Shqipëria nisi vaksinimin masiv, por janë shumë sidoqoftë po të kemi parasysh se jemi ende në gusht.Mjekët më kanë raportuar gjatë gjithë kësaj periudhe se, numri i të pavaksinuarve, është sa 95% e totalit të shtrimeve. Pra është fare e qartë se kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht, ndërsa përqindja fare e ulët e të vaksinuarve që preken është sidoqoftë shumë më e mbrojtur nga përkeqësimi fatal i sëmundjes”, u shpreh Manastirliu. 

Duke bërë apel për vaksinimin anticovid, Manastirliu tha: “Vaksina shmang format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet. Vaksina bën dallimin a madh, mes jetës dhe vdekjes. Zgjedhja për të bërë apo jo vaksinën nuk është thjesht personale. Nuk është rasti klasik “ç’punë ke ti ç’bëj unë me trupin tim”. Jo! Refuzimi i armës mbrojtëse, që sot çdo qytetar e ka në dispozicion, falas, në çdo qendër shëndetësore në çdo cep të Shqipërisë, vë në rrezik jo vetëm jetën e kujt refuzon.

Ai vë në rrezik jetën e familjarëve. Vë në rrezik jetën e miqve. Vë në rrezik jetën e shoqeve dhe shokëve në klasë apo auditor, të kolegëve e kolegeve në vendin e punës”. 

Ministrja Manastirliu tha se nisur nga kjo situatë, do të zbatohet plani i detyrimit të vaksinimit për disa kategori. 

“Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim shumë shpejt zbatimin e planit për kalimin në një tjetër fazë të fushatës së vaksinimit, ku detyrimi i disa kategorive për t'u vaksinuar do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Të gjitha vendet po lëvizin në këtë drejtim dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim”, nënvizoi Manastirliu. 

Ministrja Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinim ndaj COVID19, duke e konisderuar si armë mbrojtëse për çdo qytetar për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 31/08/2021 10:10

    Komiteti i experteve duhet te vendos masat me te ashpera. Me keto mat nuk ndryshon gje Numra te verteta se sa jan rastet nuk duken tani, sepse njerzit jan akoma ne pushime. Pas pushimeve do te kemi numra me te larta se sa Kosova, sepse nuk marin masat me te ashpera

    Përgjigju
  • Iris: 30/08/2021 22:18

    /MARTIN/,mos krijo nje travesty me fjalet e te madhit Martin Niemoller.Komiteti i Eksperteve ka plotesisht te drejte.Te shohim pronaret e klubeve do dalin prape ne proteste per oren policore?

    Përgjigju
  • Martin: 30/08/2021 19:41

    Ne fillim erdhen per pedagoget, por une nuk fola, se nuk isha pedagog...

    Përgjigju
  • Cakenaj: 30/08/2021 16:42

    Shume masa te renda per parandalimin e covidit qe deri tani ka shenuar raste sic kemi qen ne dite te veshtira te dimrit. Me keto masa nuk parandalohet asgje, duhen masa me te ashpra.

    Përgjigju
  • Bledi: 30/08/2021 15:09

    Te nderuar shqiptar respektoni masat anti covid per veten dhe familjet tuaja, beni vaksinen te pakten te mbron per te mos shkuar ne spital. Turp edhe per ministrine qe nuk mori asnje mase gjithe muajin Gusht. Qendrat tregtare Jane mine me sahat askush nuk respekton masat atje, nuk e kuptoj pse shteti ka frike per te bere kontrolle ne qendrat tregtare.

    Përgjigju
  • Ju hengert Delta: 30/08/2021 15:02

    Pse pas ores 23 fillon ora policore? Qe njwrezit te jene ne shtepi dhe te mos shohin avionet dhe dronet qe hedhin virusin.

    Përgjigju
  • Neve: 30/08/2021 14:09

    Ky eshte turp i madh. Populli nuk eshte aq budalla sa te mos kuptoje se perse kembengul kaq shume qeveria per vaksinim. Qysh kur po mendojne per popullin keta maskarenj. Gryka e madhe do ti haje koken palaçove.

    Përgjigju
  • Mesuesja: 30/08/2021 13:26

    Maskarenjte

    Përgjigju
  • Isaia: 30/08/2021 13:23

    me detyrime dhe dredhira po ja hapni me shpejt gropen vetes palaçe , jemi vendi me i keputur ne evrope, nuk ka virus qe lind rritet vdes dhe ringjallet prap , kete ndyrsire e perhapin shoket e djallit me strument teknollogjike fshehurazi sepse jan frikacak

    Përgjigju
  • Ajo: 30/08/2021 10:49

    Delta po perhapet me shpejtesi se nuk po zbatohet asnje mase .Lokalet gjith naten,grumbullimet, dasma,nuk vihet maska,nuk perdoret dizifektusi,nuk lahen duart,jepet dora ,puthen e te tjera,e ka leshu populli pa duar si dhe qeveria, qe nuk ban kontrolle.

    Përgjigju
    • eri: 30/08/2021 14:19

      haha: Ka dhe qe kane humbur familjaret e tyre dhe akoma nuk besojne se ka Covid,kjo ndodhi per shkak te diziformimit.Harrove qe thoshte Monika Kryemadhi qe vaksinat qe behen ne shqiperi jane uje me sheqer apo Lulzim Bashen qe thoshte jane te pacertifikuara vaksinat.Kjo e uli ndergjejsimine tek njerezit.Ndikojne shume opinionet pa baza,hapesira qe u jepej njerezeve qe nuk ishin kopetent dhe rrjetet sociale.

    • haha: 30/08/2021 13:31

      Mjafton te shkosh tek TEG apo qendra te tjera tregtare per te kuptuar qe s'i behet vone njeriu per te mbajtur maske. Ose nuk e kane perjetuar ne kurriz humbjen e familjareve nga semundja, ose thjesht nuk iu behet vone.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë