Covid, në Itali regjistrohen 78 viktima! Rikthehet frika nga infeksioni në Pekin... 425 mijë vdekje në të gjithë botën

Covid, në Itali regjistrohen 78 viktima! Rikthehet frika nga infeksioni në Pekin... 425 mijë vdekje në të gjithë botën

Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar mbi 425,000 viktima në të gjithë botën qëkur Kina raportoi per sëmundjen në muajin dhjetor 2019.

Në të gjithë botën, janë regjistruar saktësisht 425.228 vdekje për 7.632.517 raste Covid të raportuara

Evropa është rajoni me numrin më të madh të vdekjeve (186.843 për 2.363.538 raste), por tani është në Amerikën Latine që epidemia po përparon më shpejt, me një total prej 76,343 vdekjeve dhe 1.569.938 raste infeksioni.

Amerika Latine: 1,550,000 infeksione dhe 75.600 vdekje

Pandemia e koronavirusit në Amerikën Latine nuk tregoi shenja lodhje teksa në 24 orët e fundit infeksionet janë rritur me 49.019 raste të tjera duke arritur total në 1.556.169, ndërsa totali i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 75.661 (+2,115 në 24 orët e kaluara).

Koronavirus: 41.828 të vdekur, Brazili tejkalon Mbretërinë e Bashkuar

Brazili sot regjistroi 41.828 vdekje që nga fillimi i pandemisë Covid-19 dhe tejkaloi Mbretërinë e Bashkuar përsa i përket viktimave.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit, ka pasur 909 vdekje dhe 25.982 infeksione të reja, për gjithsej 828.810 të prekur nga Covid.

839 viktima në SHBA

Në SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan Amerikë 839 viktima nga infeksioni i koronavirusit. Sipas të dhënave të nxjerra nga Universiteti Johns Hopkins, në vend janë regjistruar gjithashtu 2.04 milionë raste në përgjithësi dhe 114.643 vdekje totale nga koronavirusi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Covid, në Itali në 24 orët e fundit regjistrohen 1780 të shëruar dhe 78 vdekje

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 78 viktima nga koronavirusi për një total prej 34.301 

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1780 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 174.865 

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 346 raste të reja pozitiv për një total prej 236 651

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 23 viktima nga koronavirusi për një total prej 91.414 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 210 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 16,428.

Numri i personave të shëruar vazhdon të rritet: vetëm sot pati 426 pacientët.

Ora 16:32
Covid/Britania e Madhe, 202 viktima dhe 1542 raste të reja nga koronavirusi

Britania e Madhe ka regjistruar 202 viktima koronavirusi në harkun e 24 orëve

teksa totali i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është 41 566.

Në vend, sipas raportimeve të autoritetevë shëndetësore pati 1542 raste të reja infeksioni Covid për një total prej 294 402 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 1282 dhe ditën e fundit nuk pati vetëm 4 pacientë të dalë nga spitali

Totali i rasteve aktive në vend është 251 554, krahasuar me dje janë 1336  më shumë

Ora 14:28
Covid, 11 viktima në 24 orë në Gjermani! Regjistrohen edhe 535 raste të reja infeksioni

Gjermania ka regjistruar 11 viktima nga koronavirusi në harkun e 24 orëve teksa totali i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është 8783.

Në vend, sipas raportimeve të autoritetevë shëndetësore pati 535 raste të reja infeksioni Covid për një total prej 187 226 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 171 535 dhe ditën e fundit pati 574 pacientë të dalë nga spitali

Totali i rasteve aktive në vend është 6908, 50 më pak se dje

Ora 14:22
Covid/Spanja pa asnjë viktimë për të katërtën ditë, 502 raste të reja infeksioni

Spanja ka regjistruar zero viktima për të katërtën ditë rradhazi nga koronavirusi

teksa totali i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është 27136.

Në vend, sipas raportimeve të autoritetevë shëndetësore pati 502 raste të reja infeksioni Covid për një total prej 243 209 që nga fillimi I emergjencës shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150 376 dhe ditën e fundit nuk pati asnjë pacientë të dalë nga spitali

Totali I rasteve aktive në vend është 65 mijë e 697

Ora 14:21
Covid, në Francë regjistrohen 28 viktima në 24 orët e fundit

Në Francë në 24 orët e fundit u regjistruan 28 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet raortuan së numri I përgjithshëm I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë në vend është rritur në 29 377.

Gjithashtu në vend u konstatuan edhe 727 raste të reja Covit për një total prej 193 220

Në vend gjithashtu kapatur edhe 426 të shëruar teksa totali I përgjishëm I atyre që kanë lënë spitalet ka shkuar në 71 695

Ora 08:57
Bashkëshortja e presidentit ukrainas testohet pozitive me koronavirus

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy, ka njoftuar se do të shkëputet nga takimet dhe udhëtimet për një periudhë të pacaktuar, pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Zyra e presidentit njoftuan se ai do të anulojë të gjitha takimet, udhëtimet dhe ngjarjet e tjera, si dhe do të evitojë kontaktin me ekipin e tij të afërt.

Zelenskiy ka rezultuar negativ ndaj testit për koronavirus dhe tani do të vazhdojë testimin ditor dhe kontrollet tjera mjekësore.

Olena Zelenska, njoftoi përmes rrjetite social Facebook se rezultati pozitiv i testit e zuri në befasi.

"Sot, unë pranova rezultatin pozitiv të testit për koronavirus. Lajm i papritur, sidomos duke konsideruar se familja ime dhe unë kemi zbatuar të gjitha rregullat”, tha ajo.

Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë tha më 12 qershor se numri total i rasteve me koronavirus në vend është 29,753 duke përfshirë 870 viktima.

Ora 08:51
Kthehet frika nga Covid, shpërthim i ri infeksioni në një treg në Pekin, nis izolimi dhe bllokimi

Koronavirusi duket se është rikthyer për të trembur Kinën dhe pikërisht në zemër të Perandorisë së Lindjes, në Pekin.

Ashtu si në Wuhan, shpërthimi i ri i infeksionit ka ndodhur rreth një tregu ushqimor, ai i Xinfadi, një nga strukturat më të mëdha me shumicë në kryeqytet, që ndodhet në rrethin jugor të Fengtai rreth pesëmbëdhjetë kilometra nga Sheshi Tiananmen.

Autoritetet e Pekinit njoftuan për rrth 56 raste, nga të cilat afro 50 asimptomatikë...

Kthimi i virusit në Pekin, një qytet simbol i fuqisë komuniste, provokoi një valë shqetësimi mes qytetarëve dhe shkaktoi një reagim energjik nga autoritetet të cilat urdhëruan mbylljen e të gjitha kopshteve dhe shkollave aty pranë si dhe nisi masa e izolimit dhe bllokimit për banesat afër tregut.

Lagjja, njoftuan autoritetet, ka hyrë në "modalitetin e luftës": rreth 10,000 njerëz që kanë lidhje me tregun do të testohen, dhe numri i çështjeve do të vazhdojë të rritet në orët e ardhshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë