COVID/ 5 persona humbin jetën në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 995 raste të reja infeksioni

COVID/ 5 persona humbin jetën në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 995 raste të reja infeksioni

Spitali Infektiv

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID në vend në 24 orët e fundit. Po ashtu, nga 5,613 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID 995 persona.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjec, një qytetare nga Vlora 64 vjeç, një qytetare nga Lezha 68 vjeç.

Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar: 283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnje, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në Kamëz, 11 raste  në Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 10 raste Vau i Dejës, Dibër, 9 raste në Memaliaj, 8 raste në Vorë, 7 raste në Shijak, Himarë, Prrenjas, 6 raste në Mallakastër, Cërrik, Peqin, 5 raste në Delvinë, Devoll, Dimal, 4 raste në Pukë, Roskovec, 3 raste në Rrogozhinë, Mat, Selenicë, Tepelenë, Skrapar, Librazhd, 2 raste në Fushë-Arrëz, Has, Mirditë, Bulqizë, Përmet, 1 rast në Dropull.

Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë apelon edhe njëherë për qytetarët që të vaksinohen, si e vetmja mënyrë për të qenë më të mbrojtur ndaj këtij virusi të rrezikshëm.

 

Statistika (14 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        995

Të shëruar në 24 orë      1010

Të shtruar në spitale       195

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 5,613

 

Testime totale              1,126,073

Raste pozitive               158,431

Raste të shëruara         143,279

Raste Aktive                  12,599

Humbje jete                     2,553

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5308

Shkodër          1423

Durrës             1087

Fier                  1056

Vlorë               847

Lezhë              727

Elbasan           629

Berat               478

Korçë               315

Kukës              274

Gjirokastër      251

Dibër                204

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?