Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,549 raste të reja me koronavirus nga 5,662 testime të kryera. Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç dhe një qytetar nga Kruja 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 23,168 raste aktive me COVID ndërsa 1,794 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të lehtë të numrit të rasteve.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 705 në Tiranë, 92 në Shkodër, 70 në Vlorë, 67 në Durrës, 60 në Sarandë, 54 në Gjirokastër, 52 në Lushnje, 49 në Fier, 30 në Berat, 26 në Elbasan, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 18 në Mallakastër, nga 17 qytetarë në Kuçovë, Krujë, 16 në Kamëz, 15 në Vorë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Gramsh, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Patos, Skrapar, 8 në Memaliaj, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, nga 6 qytetarë në Belsh, Delvinë, Dibër, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Divjakë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Përmet, Himarë, Selenicë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Prrenjas, nga 1 qytetar në Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq.
Statistika (27 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1549
Të shëruar në 24 orë 1794
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5662
Testime totale 1,648,753
Raste pozitive 254,126
Raste të shëruara 227,629
Raste Aktive 23,168
Humbje jete 3,329
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 10857
Fier 1900
Shkodër 1858
Vlorë 1449
Elbasan 1423
Durrës 1257
Gjirokastër 1210
Korçë 930
Berat 917
Lezhë 826
Kukës 314
Dibër 227