COVID/ 982 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit në vend! Shkon në mbi 10 mijë numri i pacientëve aktivë

COVID/ 982 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit në vend! Shkon në mbi 10 mijë numri i pacientëve aktivë

Spitali Infektiv

Vendi ynë ka regjistruar një tjetër shifër të lartë infeksionesh me COVID në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 5724 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID1, 982 qytetarë, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 persona si pasojë e sëmundjes.

Nuk fituan betejën me COVID një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati.

Ndërkohë, rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës,  8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh,  7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Peqin, 3 raste në Fushë-Arrëz, Shijak, Patos, Tepelenë, Belsh, 2 raste në Vorë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Devoll, Poliçan, Skrapar, 1 rast në Pukë, Tropojë, Klos, Selenicë, Finiq, Këlcyrë, Dropull, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 475 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë edhe njëherë thirrje për vaksinim, ndërsa muaji shtator është muaj i hapur vaksinimi për personat mbi 18 vjeç.

 

Statistika (01 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       982 

Të shëruar në 24 orë       475

Të shtruar në spitale       100

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 5724

 

Testime totale            1,053,104

Raste pozitive             147,369

Raste të shëruara         134,276

Raste Aktive                    10,592

Humbje jete                     2,501

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3,860

 Shkodër          1,846

Vlorë               924

Durrës             836

Fier                  745

Lezhë              589

Elbasan           527

Berat               375

Gjirokastër       302

Korçë               244

Dibër                 178

Kukës              166

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës