Covid/ Asnjë viktimë dhe 66 raste të reja infeksioni në Kosovë! Maqedonia 'projekton' masa të reja

Covid/ Asnjë viktimë dhe 66 raste të reja infeksioni në Kosovë! Maqedonia 'projekton' masa të reja

Kosova sot nuk ka regjistruar asnjë viktimë prej koronavirusit.

E kjo është hera e dytë që në Kosovë gjatë këtyre tre muajve të fundit nuk është shënuar as edhe një rast i vdekjes.

Autoritetet e shëndetësisë kanë raportuar se sot ka patur 66 raste të reja infeksioni dhe 141 pacientë të tjerë janë shëruar (Totali 12,815)

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i të identifikuarve të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 15 208 kurse numri i vdekjeve mbetet i pandryshuar, 615.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 61 raste të reja infeksioni dhe 0 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,999 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 743.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot raportoi për 5 pacientë të vdekur dhe 87 të infektuar me koronavirusin, në harkun e 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 705

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostikuar me Covid gjithsej 16 867 persona.

“Situata e emergjencës shëndetësore, si kudo në Europë edhe në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohet. Britania e Madhe, Franca, Spanja, Republika Çeke dhe Hollanda janë midis vendeve që po përgatiten të zbatojnë një paketë të re masash kufizuese në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kjo është diçka që e kemi paralajmëruar disa herë dhe kemi theksuar se shtatori mund të jetë fillimi i një vale të re gjatë vjeshtës”, - tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe

Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha gjithashtu se “po shqyrtojmë disa masa të reja që mund të vendosen si psh detyrimin për mbajtjen e maskave edhe në ambiente të hapura, kufizimin e numri të personave në objekte hoteliere, kufizimi i grupimeve të njerëzve në përgjithësi si dhe zvogëlimi i kapaciteteve në transportin publik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali