Covid/ Autoritetet e shëndetësisë në SHBA tërheqin udhëzimin që shkaktoi polemika

Covid/ Autoritetet e shëndetësisë në SHBA tërheqin udhëzimin që shkaktoi polemika

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë tërhequr një udhëzim të muajit gusht që kishte krijuar shkaktuar polemika të forta, i cili sugjeronte se nuk ishte e nevojshme të testoheshin personat pa simptoma që mund të ishin ekspozuar ndaj koronavirusit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka rikthyer në fuqi udhëzimin fillestar që personat që kanë qenë në kontakt me një individ të infektuar me koronavirusin duhet të testohen.

Në atë kohë administrata tha se CDC-ja vetë doli me frazologjinë e përdorur, por se vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë. Dr. Brett Giroir, ndihmës sekretar i Departamentit të Shëndetësisë tha se shumë zyrtarë jashtë agjencisë ishin përfshirë në “redaktime dhe sugjerime të shumta”. Ai tha se ishte e vështirë t’i atribuohej udhëzimi një personi apo institucioni specifik.

Ekspertë të shëndetit publik kanë vënë në dukje se testimi i personave që kanë qenë në kontakt me të infektuar është një element thelbësor i përpjekjeve për të penguar përhapjen e mëtejshme dhe se një përqindje e lartë e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma.


Lajmi kryesor:

Covid/ Në Itali regjistrohen 24 vdekje dhe 1638 raste infeksioni! Kufizime për 850 mijë banorë në Madrid...Kryeministri britanik: E pashmangshme vala e dytë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion