Covid/ Autoriteti amerikan: SHBA në ‘rënie të lirë’ prej infeksionit

Covid/ Autoriteti amerikan: SHBA në ‘rënie të lirë’ prej infeksionit

Shefja e repartit të sëmundjeve infektive në Spitalin e Massachusetts-it, Dr. Rochelle Walensky është shprehur se ‘SHBA janë në rënie të lirë’ pësa I përket situates pandemike prej Covid-19.

"Në ditët e fundit numri i rasteve të reja të infeksionit është rritur nga 50 në 60 mijë, prej të cilëve, nëse janë të rinj do të kemi 500 viktima dhe nëse janë të moshuar numri i vdekjeve do jetë deri 7500, vetëm nga një ditë e vetme e infeksionit"- tha Walensky.

E ndërsa SHBA-ja në 24 orët e fundit ka regjistruar 55 mijë raste të reja Covid, për një total infeksionesh prej më shumë se 3 milionë, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se ‘bota i sheh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si liderin botëror edhe në situatën pandemikë, por ende në vend ka shumë viktima dhe raste të reja Covid’.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka mohuar faktin se SHBA-ja ka një shkallë më të lartë vdekshmërie sesa Franca dhe Italia, gjë e cila mbështet akuzat e shumë autoriteteve shëndetësore për keqmenaxhim të pandemisë nga administrata Trump.

Megjithatë Presidenti amerikan vazhdon mbrojtjen duke pretenduar se 99% e rasteve të koronavirusit janë "krejtësisht të padëmshme", një pohim krejtësisht i pavërtetë për kryevirologun amerikan Enthony Fauci dhe ekipet mjekësore që po përballen me një situatë të paprecedentë, të cilët thonë se në javët e ardhshme vdekshmëria do vazhdojë të rritet.

Me infeksione të reja Covid-19 që po rriten në shumicën e shteteve, shumë spitale kanë mbetur pa shtretër në dispozicion të pacientëve Covid.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen