Covid/ BE-ja pritet të zgjerojë listën e vendeve që i’u ndalohen udhëtimet! Madridi rivendos detyrimin për mbajtjen e maskave

Ndërsa pandemia Covid vazhdon të zgjerojë territoret e okupuara, Bashkimi Europian është i vendosur të ruajë kufizimet e udhëtimit me shumicën e vendeve.

Zyrtarë në Bruksel janë shprehur se Unioni pritet të zgjerojë listën e vendeve që iu ndalohet hyrja në kufij.

Aktualisht janë vetëm qytetarët e 13 vendeve që mund të udhëtojnë në BE, përfshirë Kinën, si subjekt i reciprocitetit.

Sipas burimeve diplomatike, dy vende të reja, Algjeria dhe Maroku, do të hiqen nga lista e vendeve të pranuara, ndërsa më 17 korrik u nxorrën jashtë listës dy vende të Ballkanit, Serbia dhe Mali i Zi.

Kjo tendencë e Bashkimit Europian për të zvogëluar numrin e vendeve me të cilat lejohet udhëtimi në Europë, ndjek rritjen progresive të shpërthimeve të reja të koronavirusit në botë.

Sipas gazetës serbe Tanjug.sr, edhe për muajin gusht nuk pritet ndonjë surprizë e këndshme për këto vende dhe as për vendet e tjera ballkanike, të cilat me shumë mundësi do të mbeten jashtë kufijëve të Unionit, pasi situata epidemiologjike mbetet ende e rënduar.

Masa të reja në Spanjë dhe Belgjikë

Shqetësimet për shpërthime të reja të koronavirusit janë gjithashtu në rritje në Europë, veçanërisht në Spanjë, Francë dhe Belgjikë. Të tri vendet po përpiqen të frenojnë përhapjen e Covid duke marrë masa të reja. Në kryeqytetin Madrid është rikthyer detyrimi për të mbajtur maska ​​në të gjitha hapësirat publike. Lejohen vetëm takimet me maksimum dhjetë persona dhe klubet e natës do të duhet të mbyllen në mesnatë

Kryeministrja belge, Sophie Wilmes ka njoftuar masa të reja për të shmangur një bllokim tjetër të vendit. Në Antwerp-ën e rrezikuar nga shpërthimet e reja, është vendosur shtetrrethimi nga ora 23 deri në 6 të mëngjesit.

Në pjesën tjetër të Belgjikës, kontaktet sociale janë ulur gjithashtu nga pesëmbëdhjetë në pesë persona në javë dhe është vendosur detyrimi për të mbajtur maska ​​në rrugë, bare dhe restorante.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu