Covid/ Në Itali regjistrohen 1108 raste të reja dhe 12 viktima! Mbi 27 milionë të prekur në botë… Në Indi 90 mijë pozitivë në 24 orë

Në të gjithë botën janë regjistruar më shumë se 27 milionë raste infeksioni Covid dhe 883 529 viktima që prej fillimit të pandemisë.

Globalisht, Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur për sa i përket vdekjeve  dhe infeksioneve, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia

Shtetet e Bashkuara kanë arritur shifrën e 6.276 421 të infektuarve dhe 189 mijë vdekjeve. 

SHBA, mbi 31 mijë raste të reja dhe 403 viktima. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 31,395 raste të Covid dhe 403 vdekje të reja.

Sipas një vlerësimi të Institutit të Metrikës dhe Vlerësimit të Shëndetit të Universitetit të Uashingtonit, deri më 1 janar në SHBA mund të regjistrohen më shumë se 410 mijë vdekje nga infeksioni kurse totali i të prekurve do të rritet më shumë se dyfish krahasuar me shifrat aktuale.

Vlerësimi gjithashtu thekson se nëse nga administrata amerikane dhe guvernatorët e shteteve nuk ndiqet një strategji e qartë që do të përpiqet të frenojë përhapjen e pandemisë,  deri më 1 janar numri i të vdekurve mund të rritet në 620,000 dhe mund të ketë deri 3000 viktima në ditë nëse nuk respektohen masat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:27
Spanja vendi i parë në Europë me gjysmë milioni raste Covid

Spanja është kthyer në shtetin e parë të Evropës Perëndimore që ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni persona të infektuar me koronavirusin e ri, ndërkohë që rriten shqetësimet për shtim të të infektuarve edhe në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht autoritetet spanjolle kanë raportuar për 525,549 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi. Shifrat e të infektuarve janë rritur ndërkohë që miliona fëmijë janë kthyer nëpër ambiente shkollore.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës, ky shtet ka regjistruar, 49,716 raste të reja me COVID-19 vetëm javën e kaluar.

Prej tyre, 237 persona kanë vdekur. Rreth një e treta e rasteve të reja dhe vdekjeve janë raportuar në Madrid, vendin e goditur më së keqi nga pandemia.
Spanja aktualisht po përballet me rritjen më të shpejtë të numrit të të infektuarve me këtë virus në Evropë.

Ora 19:28
Covid/ Britania e Madhe tejkalon pragun e 350 mijë infeksioneve! Franca regjistron më shumë se 4000 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë u regjistruan më shumë se 4000 raste të reja infeksioni Covid, saktësisht 4203 të prekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitiv me Covid është rritur në 328 980 kurse totali i vdekjeve që prej fillimit të pandemisë mbetet 30 724. Gjithashtu janë shëruar edhe 87 447 pacientë.

Franca ka shtuar departamente të tjera në listën e zonave të kuqe Covid-19. 

Në një dekret të lëshuar të dielën, i cili hyri në fuqi menjëherë, shtatë zona të reja klasifikohen si "zona ku virusi po qarkullon në mënyrë aktive".

Aktualisht 28 departamente që janë përfshirë në këtë listë.

Që një departament të shpallet "zonë e kuqe", shkalla e përhapjes së Covid-19 duhet të kalojë 50 raste të reja të virusit për 100,000 banorë në një javë. 

Të shtunën, Franca tejkaloi 8,000 infeksione të reja koronavirusi për të dytën ditë radhazi

E premtja e kaluar ishte dita më e komplikuar për sa i përket numrit të rasteve ditore, me një total prej 8,975. 

Mbretërinë e Bashkuar sot u raportua për 2948 raste të reja infeksioni dhe 3 vdekje.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në 350 100 kurse totali I viktimave, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore ka shkuar në 41 554.

Ora 17:39
Covid/ Në Itali regjistrohen 1108 të infektuar dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 12 viktima nga koronavirusi (dje ishin 8).

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35 553 

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1108 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1297) për një total prej 278.784 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 223 të shëruar.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 6 viktima dhe 109 raste të reja pozitiv.

Ministri i Shëndetësisë italiane Roberto Speranza tha sot se ‘të rinjtë duhet të na ndihmojnë në lidhje me pandeminë Covid-19”

“Ata kanë paguar një çmim të madh në muajt e fundit, duke filluar nga pezullimi i aktiviteteve të shkollës dhe universitetit, por ne duhet t’u kërkojmë atyre të vazhdojnë të na ndihmojnë, sepse virusi është e vërtetë se bën më pak dëme te të rinjtë por ata mund ta transmetojnë Covid-19 te prindërit dhe gjyshërit e tyre”

Ai gjithashtu u bëri thirrje të rinjve italianë të respektojnë rregullat themelore, duke filluar me përdorimin e maskave dhe distancimin fizik me të paktën një metër.

Ora 14:11
Rusi/ Më shumë se 5000 raste të reja në 24 orë! Kina 22 ditë pa koronavirus

Rusi, autoritetet raportuan për 5,185 raste të reja dhe 51 vdekje të ndodhura në 24 orët e fundit.

Task forca e caktuar nga Moska për të monitoruar përparimin e pandemisë në vend deklaroi se totali I të prekurve nga Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në më shumë se 1 milion kurse numri I përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në pothuajse 18 mijë që prej fillimit të pandemisë.

Kinë, 22 ditë pa raste lokale

Kina nuk ka regjistruar ndonjë rast lokal të koronavirusit në 22 ditët e fundit.

Në vend në 24 orët e fundit, janë diagnostikuar 12 raste të të ashtuquajturave infeksione 'të importuara', pra mes udhëtarëve nga jashtë.

Ora 14:07
Rritje shqetësuese e rasteve të reja Covid në Europë! 28 'zona të kuqe' në Francë...Britania regjistron 3000 raste të reja

Franca ka regjistruar gati 25,000 raste të reja në tre ditë, me 7,000 raste të reja të raportuara të dielën, pas 8,500 të raportuara të shtunën dhe 9000 të premten.

Shtatë zona të tjera në Francë janë shtuar në "zona të qarkullimit aktiv Covid", ose "zona e kuqe", duke e çuar numrin total të tyre në 28 nga 94 që ka gjithësej dhe ku autoritetet kanë fuqinë të zbatojnë masa të tilla si maskat e detyrueshme apo edhe mbylljen e bareve dhe restoranteve”

Britania ka regjistruar numrin më të lartë ditor të rasteve të koronavirusit që nga muaji maj. Gjatë 24 orëve të fundit pati rreth 3000 të identifikuar pozitiv me Covid për një total prej 349 500 kurse numri i përgjithshëm I vdekjeve është rritur në 41640

Sekretari britanik i shëndetësisë Matt Hancock e përshkroi rritjen e rasteve të reja të virusit si "shqetësuese", duke thënë se qeveria do të vazhdojë të vendosë bllokada lokale nëse është e nevojshme.

Ai u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror si "vija e parë e mbrojtjes për të gjithë, pa marrë parasysh kush jeni dhe çfarë moshe keni”.

5 mësues të infektuar, mbyllet shkolla në Britaninë e Madhe

Një shkollë në Suffolk, në lindje të Anglisë, ka mbyllur dyert këtë mëngjes pasi pesë mësues dolën pozitivë për koronavirusin. ‘The Guardian raporton’, duke shpjeguar se dy anëtarë të tjerë të stafit të Akademisë së Samuel Ward në Haverhill, kushtet e të cilëve janë të dyshimta, po presin të dinë rezultatet e testeve.

Ora 14:01
Regjistron më shumë se 90 mijë raste të reja në 24 orë, India vendi i dytë në botë më i goditur nga Covid

Shifrat në rritje galopante të pandemisë Covid në Indi, e kanë bërë gjigandin aziatik të spostojë një vend më poshtë në renditjen e universitetit Johns Hopkins gjigandin tjetër të Amerikës Latine, Brazilin

Gjatë 24 orëve të fundit India regjistroi më shumë se 90 mijë raste të reja Covid, sakësisht 90 802, duke e rritur totalin e të prekurve nga infeksioni në vend në më shumë se 4.2 milionë kurse numri I përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 71640 me një shtesë prej më shumë se 1000 viktima në 24 orët e fundit.

Me këto të dhëna, India në renditjen e pandemisë ndodhet në vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara kurse Brazilin ë të tretin.

India ka regjistruar rritjen më të madhe ditore në botë për rastet e reja të koronavirusit për gati një muaj.

Përkundër më shumë se 2 milion rasteve të reja në muajin e kaluar dhe virusit që u përhap deri në qytetet dhe fshatrat më të vegjël të vendit, qeveria indiane ka vazhduar të lehtësojë kufizimet në përpjekje për të ringjallur ekonominë.

Ora 13:06
Covid/ Rriten rastet e reja të infeksionit në Amerikën Jugore dhe Qendrore

Covid vazhdon të vërë në vështirësi serioze vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. Në 24 orët e fundit, Brazili ka parë që numri i rasteve pozitive të rritet me 14,521 njësi të tjera, për një total prej 4.14 milion raste.

Sipas azhurnimit më të fundit, viktimat ie raportuara ishin 447 dhe e rritën numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 126.650.

Në Meksikë, nga ana tjetër, ka 67,558 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, një numër që e bën shtetin e Amerikës Qendrore zona e katërt më e prekur në botë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit pati 232 vdekje Në vend janë regjistruar 4,614 raste të reja të njerëzve të prekur nga Covid-19, duke e çuar totalin në 634,023 raste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë