Covid/ Botën do ta shpëtojë nga infeksioni katër vaksina në zhvillim

Covid/ Botën do ta shpëtojë nga infeksioni katër vaksina në zhvillim

Bashkësia shkencore botërore po bën përpjekje titanike për të krijuar vaksinën anticovid. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, janë 160 kompani bioteknike framaceutike që po merren me antidodin, AstraZeneca (kompani suedeze nga e cila Italia ka prenotuar 400 milion doza vaksine së bashku me vendet e tjera të Europës), Kompania Moderna, BioNTech / Pfizer (marrëveshje industriale SHBA-Gjermani) dhe CanSino (kompani kineze). Gjithashtu dje Rusia deklaroi se Instituti i Kërkimeve Gamaleya, do të ketë gati në muajin gusht vaksinën e shumëpritur.

Globalisht 25 ekipe kërkimore janë në fazën e zhvillimit klinik, ai në të cilin vaksina administrohet tek njerëzit. Kërkimet më të avancuara, sapo kanë hyrë ose janë duke hyrë në fazën 3, e cila shërben për të demonstruar efektivitetin dhe zgjasin disa muaj, megjithëse dy prej tyre kanë deklaruar se përfundojnë në fund të shtatorit.

Cilat janë ndryshimet midis vaksinave më të avancuara?

Vaksina e Moderna, si ajo e BioNTech / Pfizer, bazohet në ARN e cila përmban gjenin e proteinave pikante të virusit. Në vend të kësaj përqendrohet Universiteti i Oksfordit vektorët viralë që nuk përsërisin infektimin. Eshtë e njëjta procedurë e zgjedhur edhe nga kompania kineze CanSino dhe Instituti Gamaleya në Moskë, të cilat sidoqoftë përdorin adenovirus njerëzor. Nga të dhënat e publikuara në studimet preklinike tek kafshët, është vërejtur se vaksina Moderna është në gjendje të parandalojë infeksionin në majmunet, ndërsa ajo e Oksfordit nuk parandalon infeksionin, por vetëm sëmundjen që pason.

Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane ‘Irbm’, e cila në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit po zhvillojnë antidodin kundër koronavirusit, ka deklaruar se vaksina do të gjendet në farmaci në muajin janar dhe do të kushtojë 2-3 euro. Numri një kompanisë tha se faza tre dhe e fundit e testimit të vaksinës do të përfundojë në fund të shtatorit. Me pak fjalë, dy muaj para mbylljes së vitit, për t’i dhënë dritën jeshile ciklit të prodhimit dhe, natyrisht, marketingut në shkallë të gjerë.

Piero Di Lorenzo u shpreh se ‘meqenëse jemi në prani të një pandemie të tmerrshme, agjencitë rregullatore do të shkurtojnë kohërat burokratike dhe do ta japin autorizimin për nisjen e prodhimit sa më shpejtë të jetë e mundur

Me pak fjalë, duke filluar nga muaji janar vaksina do të gjendet në farmaci…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia