Frikë nga fruthi, prindërit po nxitojnë të vaksinojnë fëmijët! Shifrat u rriten me 50%

Tirane- Të kapur nga paniku i përhapjes së fruthit, prindërit kanë nxituar drejt qendrave shëndetësore për të vaksinuar fëmijët me MMR, vaksinë kundër fruthit dhe rubeolës. Doza e parë bëhet 1 vjeç dhe e dyta në 5 vjeç.

Sipas mjekëve numri i të vegjëlve që vaksinohen kundër fruthit dhe rubeolës është shtuar me 50% dhe konsultoret po përballen me fluks.

“Pas shfaqjes së fruthit ne kemi një fluks shumë të madh prindërish që janë të paraqitur pranë  QSH. Ne po flasim për qendrën tonë (QSH NR.2), por mesa kemi biseduar edhe me kolegët e tjerë është e njëjta situatë. Interesi është shumë i shtuar se fruthi është një patologji tepër serioze, dhe duhet të merret tepër seriozisht. Si rritje fluksi patjetër që mund të them, që është një rritje me mbi 50 për qind.” thotë Valbona Shahinaj, pediatre.

Report TV bisedoi edhe me prindër dhe gjyshër që u ndodhën pranë qendrës shëndetësore nr 2. në Tiranë të cilët shprehen se e ndjekin të gjithë protokollin e vaksinimit.

‘Kam sjellë nipin sot për ti bërë vaksinën e fruthit. Nipi është 13 muajsh" thotë një gjyshe.

“Unë jam me të vërtetë shumë pro vaksinave, dhe kam 4 vajza që i kanë marrë vaksinat rregullisht”.

“I ka bërë që të gjitha vaksinat, madje ka qenë në Itali se ka lind atje. Edhe këtu kur erdhi i ka bërë që të gjitha, por tani janë virozat e stinës”.

Por ka të tjerë thonë se vaksinojnë fëmijët pas detyrimit nga institucionet arsimore duke shfaqur skepticizëm për vaksinën MMR.

“Vërtetimin e vaksinimit na e kanë kërkuarte kopështi, nuk jam dhe aq pro vaksinave, nuk di çfarë të besosh në këto lloj rastesh, por më shumë të detyruar”

“Po marrim  vërtetimin që ajo e ka bërë, sepse na e kërkojnë te kopështi”.

Ky fakt për mjekët mbetet shqetësues

“Shpesh herë prindërit janë skeptikë, akuzohet kjo vaksinë po e them në thonjëza për shfaqje të autizmit. Por është e njëjta vaksinë që bëhet për 5 vjeç, dhe pjesa që ne si mjek i’u referojmë shpesh është që ti si prindë kur ja bënë fëmijës në kohën kur është 5 vjeç, atëherë pse duhet t’ja shtyjnë kur është një vjeç.  Sepse ndodh shpesh që janë prindër për herë të dytë, për herë të tretë që e shtyjnë, atëherë këtë gjë ne ua themi gjithmonë që këtij fëmijës parë ia ke bërë në 5 vjeç. Është e njëjta vaksinë, është i njëjti rivaksinim, shpjegon mjekja pediatre Valbona Shahini

Në vendin tonë deri më tani konfirmohen 17 raste me fruth kryesisht pacientë të pa vaksinuar. Autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim të fëmijëve 1 vjeç me dozën e parë, 5 vjeç me dozën e dytë kundër fruthi, dhe të pa vaksinuarit mbi 7 vjeç marrin vetëm një dozë MMR.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale