Covid, Danimarka lehtëson masat e izolimit, lejohen grumbullime të limituara

Covid, Danimarka lehtëson masat e izolimit, lejohen grumbullime të limituara

Danimarka lehtësoi sot edhe më tej masat kundër koronavirusit, duke lejuar grumbullimet nga 10 deri në 50 persona.

Sallat e brendshme të sporteve, palestrat, qendrat stërvitore, pishinat dhe vendet e ngjashme me to, u rihapën si pjesë e fazës së tretë të lehtësimit të kufizimeve të virusit.

Pajisjet e trajnimit do të duhet të dezinfektohen pas çdo përdoruesi dhe pjesëmarrësit në kurset e jogës, u këshilluan të sillnin dyshekë personalë, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Qeveria e kryeministres Mette Frederiksen, së bashku me partitë që mbështesin qeverinë e saj, si dhe partitë kryesore të opozitës ranë dakord për masat.

Danimarka ka rihapur shoqërinë gradualisht, pas mbylljes së kufijve dhe të shumë institucioneve në mars.

Shkollat, restorantet, teatrot, kinematë dhe dyqanet me pakicë janë rihapur kohët e fundit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë