Në të gjithë botën numri i përgjishëm i rasteve të identifikuara pozitiv me infeksionin e koronavirusit është rritur në rreth 8 milionë e 400 mijë për një total viktimash prej afro 450 mijë
Amerika Veriore dhe ajo Latine janë tani epiqendra e pandemisë nga koronavirusi që ka mbështjellë botën.
Në të gjithë kontinentin, rreth 4 milion njerëz janë të infektuar kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 204 mijë viktima.
Në Brazil, vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi pas Shteteve të Bashkuara, pozitivët janë pothuajse një milion ndërsa të vdekurit janë më shumë se 46 mijë.
Në 24 orët e fundit në Brazil janë regjistruar 32.198 raste Covid dhe 1.269 vdekje.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 66 viktima nga koronavirusi për një total prej 34 514
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1089 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 180 544
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 333 raste të reja pozitiv për një total prej 238 159
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 36 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 516që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu pati edhe 216 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 92 518
Një foshnje 13 ditëshe është viktima më e re e Covid-19 në Britaninë e Madhe.
Lajmi u dha nga autoritetet e shëndetësisë të cilët u shprehën se ende nuk dihet sesi foshnja ishte infektuar dhe se nuk kishin dijeni për ndonjë sëmundje të mbartur nga lindja.
Ndërkohë disa rezultate paraprake fasin se sot janë regjistruar edhe 69 viktima të tjera nga infeksioni i koronavirusit
Mbretëria e Bashkuar shënon deri tani më shumë se 42.200 vdekje nga koronavirusi, ndërsa infektimet kapërcyen shifrën 300.000.
Në Ukrainë në 24 orët e fundit janë regjistruar 829 raste të reja të Covid-19, numri më i madh i infeksioneve të reja brenda një dite të raportuara që nga fillimi i epidemisë.
Rekordi i mëparshëm i 758 rasteve të reja ishte vetëm dje.
Sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare, totali i personave të identifikuar me infeksionin e koronavirusit është 34.063.
Gjithashtu është rritur edhe nuri i përgjithshëm i viktimave në 966, përfshirë 23 në 24 orët e kaluara.
Gjithashtu janë 504 të shëruar gjatë ditës së fundit për 15,447 gjithsej.
Ekzistojnë edhe 5,716 infeksione në radhët e punonjësve shëndetësorë.
Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut sot raportuan për 59 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, shifra më e lartë në tre javët e fundit.
Disa nga infeksionet janë pjesë e një shpërthimi pandemik në qytetin Daejeon, jashtë zonës metropolitane të Seulit.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Korenë e Jugut që nga fillimi i urgjencës ka arritur në 12.257, ndërsa vdekjet e shkaktuara nga virusi në vend janë 278.
Qeveria e Koresë së Jugut vendosi 12 qershorin e kaluar të zgjasë udhëzimet e parandalimit dhe masat shëndetësore të nisura në përgjigje të pandemisë, përballë ‘këmbënguljes’ së shpërthimeve të infeksionit në vend.
Turqia konfirmoi 1.429 raste të raja dhe 19 viktima nga koronavirusi në harkun e 24 orëve të fundit, duke e çuar në 182.727 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 4.861 atë të të vdekurve.
Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.261 pacientë për një total prej 154.640.
Deri më tani, Turqia ka kryer 2.773.904 teste.
Aktualisht, 745 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 306 asistohen me respiratorë.
Pekini zbuloi në 24 orët e fundit edhe 21 raste të tjera Covid-19, teksa një ditë më parë ishin identifikuar edhe 31 persona të tjerë të prekur nga infeksioni.
Të gjitha rastet janë të lidhura me tregun e shumicës Xinfadi, ku zona përreth tij është izoluar dhe bllokuar ndërsa mijëra njerëz po i nënshtrohen testit të tamponit.
Deri tani totali i rasteve të reja është rritur në 158, të gjitha brenda një jave. Ndërsa qyteti vazhdon të forcojë masat e parandalimit dhe kontrollit . Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, autoritetet kanë mbyllur gjithashtu disa shkolla dhe aeroporti ka anuluar rreth 70% të fluturimeve. Autoritetet ndërkohë kanë nisur të fajësojnë për infeksionet e reja salmonin e importuar nga Norvegjia.
Britania e Madhe ka regjistruar në 24 orët e fundit 184 vdekje të tjera nga infeksioni I koronavirusit, diçka më pa se krahasuar me 233 regjistruara një ditë më herët.
Numri I përgjithshëm I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është rritur në më shumë se 42 mijë kurse totali i rasteve të konstatuara pozitiv nga Covid është mbi 300 mijë.
dje pas minimumit historik nën 40 të regjistruar gjatë fundjavës falë mbledhjes së zakonshme jo të plotë të të dhënave të raportuara të Shtunën dhe të Dielën.
Sidoqoftë, kurba e infeksioneve mbetet në rënie, me 1,115 infeksione të reja të testuara në 24 orë.
Qyteti i New York-ut në SHBA mund të hyjë në fazën 2 të rihapjes duke filluar nga dita e hënë e javës tjetër.
Lajmi u dha nga guvernatori i Shtetit të New York, Andrew Cuomo, sipas të cilit të dhënat në dispozicion tregojnë se po plotësohen parametrat për të kaluar në fazën e dytë.
Në këtë fazë do të rihapen restorantet dhe baret kurse palestrat do të qendrojnë ende të mbyllura
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins, në SHBA humbën jetën nga infeksioni i koronavirusit 840 persona në 24 orët e fundit, shifër e cila e rrit numrin e përgjithshëm të viktimave në afro 118 mijë ndërsa numri i përgjithshëm i personave të testuar pozitiv nga Covid është 2.16 milionë.
SHBA, Trump: Jemi afër vaksinës
Presidenti amerikan Donald Trump tha se "Ne jemi afër gjetjes së vaksinës kundër koronavirusit”, por nuk dha detaje të tjera.