COVID e 'pengoi' të kryente vrasjen, Enver Diva person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar për grabitje dhe i arratisur nga burgu! Para atentatit ankohej ne media se u infektua nga gruaja
Enver Diva duke folur para mediave

Detaje të reja mësohen për dy personat e tjerë të arrestuar në lidhje me vrasjen e vëllezërve Haxhia. Report Tv mëson se Enver Diva është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Diva është arrestuar më parë për grabitje argjendarie dhe i arratisur nga burgu i Shën Kollit, ku vuante dënimin me 10 vite burg për grabitje me armë, e më pas i arrestuar nga RENEA në 2013.
Vetëm tre ditë para vrasjes së vëllezërve Haxhia, Diva foli për mediat ku denonconte faktin se ishte infektuar me COVID nga bashkëshortja e cila punonte në një fasoneri. Meqënse i ishte anuluar plani për të kryer atentatit pasi ishte infektuar me COVID, më datë 24 prill, 42-vjeçari denonconte po ashtu se nuk kishte para për të mbajtur familjen dhe 3 fëmijët.
'Bashkëshortja ime ka qenë në punë në Krujë, na ka infektuar dhe mua, dhe nusen e çunit të xhaxhait, ne jemi copë copë, edhe ilaçet i kemi blerë vetë. Pse duhet të ble unë ilaçe kur ato duhet të jenë falas, gruaja punonte te këpucët në Krujë. Erdhën na bërë tamponët, na ka sjellë vetëm një thes miell bashkia dhe vetëm kaq, e dy kile oriz dhe dy kile makarona'- shprehej Enver Diva.
Ndërsa Besmir Xhixha është me profesion berber.
Lajmi kryesor:
Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy vrasësit me pagesë! Ranë dakord të kryenin atentatin, por njëri prej tyre u tërhoq pasi u infektua me COVID
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.3%
-
Jo
81.6%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 1124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në ‘top listën’ e më të kërkuarve në Itali prej 1999, kapen dy kushërinjtë e dënuar për vrasje! Fshiheshin në Dibër me identitet të rremë
15 Mars, 09:57
-
Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Durrësit, 2 të rinj në pranga
14 Mars, 12:17
-
Moti i keq/ Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Rinisin nesër
14 Mars, 09:59
-
Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u bën ‘dhuratë’ vëllezërve Duka ‘Zip Line’ privat në kodrat e Lalzit
13 Mars, 14:34
-
Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim
13 Mars, 14:19
-
U kap me 223 mijë euro në Portin e Durrësit, Gjykata cakton 30 ditë arrest në burg për 36-vjeçarin: Shitëm një pronë në Itali, nuk janë lekë krimi
13 Mars, 12:48
-
EMRAT e PD në listën e mbyllur në qarkun e Durrësit dhe Fierit! Anëtari i Kryesisë-Berishës: Më keq se në se 2013 dhe 2021
12 Mars, 17:37
-
Rama inspekton investimet e qeverisë në Durrës! Shëtitorja e re, zgjerohet 100 metra plazhi i vjetër! Kampus i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale
12 Mars, 13:14
-
Sekuestrohen sërish rreth 110 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e Durrësit! Arrestohet 40-vjeçari, i kishte fshehur brenda xhinseve (VIDEO)
12 Mars, 12:50
-
Moti i keq dhe erërat e forta, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës për dy ditët në vijim
12 Mars, 12:13
-
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
11 Mars, 18:47
-
Berisha fut besnikët në listën e mbyllur të Tiranës, ‘zhduken’ Tabaku e kandidatët më të votuar të Primareve! Garo në listën e sigurt në Durrës, mori vetëm 32 vota (EMRAT)
11 Mars, 11:09