Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka kaluar Spanjën dhe Francën, dhe renditet pas Italisë për numrin e viktimave nga koronavirusi, ekspertët britanikë thonë se vendi ndodhet në një "moment të rrezikshëm" dhe piku i epidemisë ende nuk ka kaluar teksa numri i vdekjeve u rrit në mbi 26,000, pas regjistrimit të viktimave në shtëpitë e të moshuarve, dhe jo vetëm spitale.
Gjatë konferencës ditore për shtyp, Sekretari i Parë i Shtetit, Dominic Raab, i kërkoi durimit popullatës teksa tha se "Tani jemi duke punuar në të gjitha opsionet e mundshme për fazën 2. Ka dritë në fund të tunelit. Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të jemi të kujdesshëm kur të përballemi me momente të tjera të rrezikut maksimal”
Në Spanjë, numri i përditshëm i vdekjeve është në rënie të vazhdueshme, por planet për fazën 2 janë ende shqetësuese pasi autoritetet mendojnë se njerëzit do ti shmangen ruajtjes së distancës sociale
Me mbi 24,000 viktima të regjistruara, kufizimet në Francë duket se do të lehtësohen pas 11 majit por jo për të gjithë. Baret dhe restorantet do të qëndrojnë ende të mbyllura dhe mund të rihapen në fillim të qershorit.
Zviceranët tani duket se mund të marrin frymë. Lehtësimi i masave duket se do të filloi më herët nga sa ishte menduar: të gjitha dyqanet, restorantet, baret dhe muzetë do të rihapen duke filluar nga 11 maji. Natyrisht që duhet të respektohen kushtet e rrepta: në fillim vetëm katër persona ose dy prindër do lejohen në të njëjtën tryezë të shoqëruar nga fëmijët e tyre. Një distancë prej të paktën dy metrash ose elementë të veçantë ndarës duhet të ruhen midis grupeve të ndryshme.
Parisi zyrtar planifikon lehtësimin progresiv të masave kufizuese nga 11 maji.
Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në transportin publik. Parisi synon të shpërndajë 2 milionë maska, duke i dhënë përparësi të moshuarve dhe personave të tjerë të cenueshëm. Stacionet e autobusëve, stacionet e metrosë, palestrat dhe çerdhet do të pajisen me xhel dezinfektues.
Testimi do të zhvillohet në zonat që kanë numër të madh rastesh të infektuarish.
Në planin afatgjatë, kryebashkiakia Anne Hidalgo po synon “qytetin 15-minutësh”, ku shumica e nevojave ditore kryhen në një distancë të afërt ku mund të shkohet në këmbë, me biçikletë ose me transport publik, për të zvogëluar grumbullimet dhe ndotjen dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Berlini do të lehtësojë një mori kufizimesh më 4 maj. Transporti publik do të rifillojë shërbimin normal dhe muzetë, bibliotekat dhe terrenet sportive të hapura do të mund të hapen duke praktikuar distancimin social.
Protestat, ceremonitë fetare dhe tubimet në ambient të hapur me një pjesëmarrje prej më pak se 50 personash do të lejohen, nëse pjesëmarrësit mbajnë një distancë prej 1.5 metrash. Tiergarteni i njohur i Berlinit, një park i madh me një kopsht zoologjik, mund të rihapet, por hapësirat me kafshë do të qëndrojnë të mbyllura.
Ashtu si në pjesën tjetër të Gjermanisë, sallonet e makinave, dyqanet që shesin biçikleta dhe libraritë u lejuan të rihapeshin të hënën, së bashku me të gjitha dyqanet e vegjël. Shkollat u hapën gjithashtu për nxënësit që kanë për të dhënë provime dhe do të hapen gradualisht për të tjerët nga 4 maji.
Tani është e detyrueshme që të gjithë të mbajnë maskë kur bëjnë blerje ose përdorin transportin publik.
Parukeritë janë lejuar të rihapen, por duhet të veshin pajisje mbrojtëse dhe të krijojnë distancë për klientët.
Në Frankfurt, dyqanet që shesin akullore hanë lejuar të hapen, por vetëm për shërbim “take away”, por akulloret nuk mund të shiten me kaush për të parandaluar infektimin dhe as nuk mund të konsumohen brenda një rrezeje prej 50 metrash nga dyqani, për të parandaluar grumbullimin e njerëzve.
Lajmi kryesor: