
Këshilli Shkencor i emergjencës shëndetësore në Francë është shprehur në favor të reduktimit nga 14 në 7 ditë të karantinës për personat e prekur nga koronavirusi
Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Veran shpjegoi se vendimi do të merret zyrtarisht ditën e premte
Sipas shefit të departamentit të shëndetësisë, "ne jemi më infektues në pesë ditët e para pas shfaqes së simptomave ose pas një testi pozitiv. Pas kësaj, shkalla e infektimit zvogëlohet ndjeshëm".
Kjo periudhë e 'izolimit të shkurtuar' do të favorizojë respektimin më të madh të masës nga francezët, duke pasur parasysh që - sipas Veran - "Shumë nuk e respektojnë izolimin 14-ditor". Ministri gjithashtu siguroi se vendimi nuk ishte motivuar nga "arsyet e përparësisë ekonomike".
Covid vazhdon të qarkullojë në mënyrë aktive në Francë. Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan mbi 4,000 raste të reja ndërsa në dy ditët e mëparshme, 7,000 dhe 9,000.
Lajmi kryesor:
Covid/ Në Itali regjistrohen 1370 raste të reja dhe 10 viktima! Më shumë se 27 milionë të prekur në botë










