Covid/ Franca regjistron mbi 10 500 raste të reja! 50 departamente shpallen ‘zona të kuqe’

Covid/ Franca regjistron mbi 10 500 raste të reja! 50 departamente shpallen ‘zona të kuqe’

Franca regjistroi gjatë 24 orëve të kaluara më shumë se 10 560 raste të reja infeksioni dhe 11 vdekje.

Një ditë në parë autoritetet kishin raportuar rekordin e ri prej më shumë se 13 mijë raste Covid. Shkalla e pozitivitetit vazhdon të rritet dhe tani qëndron në 5.7%, nga 5.6% që ishte dje. 

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i të identifikuarve me koronavirus në Francë, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 452 763 kurse numri i përgjithshëm i viktimava ka shkuar në 31285.

Franca, gjysma e departamenteve shpallen "zona të kuqe"

Mbi gjysma e departamenteve franceze janë shpallur  "zona të kuqe" për shkak të përhapjes së Covid.

Në veçanti, 50 departamente që korrespondojnë me pjesën më të madhe të territorit kombëtar janë deklaruar si "zons me qarkullim aktiv të virusit", një klasifikim që lejon autoritetet, ndër të tjera, të marrin masa shtesë për të bllokuar përparimin e Covid.


Lajmi kryesor:

Covid/ Në Itali regjistrohen 1350 raste të reja dhe 17 viktima! Gjysma e Francës shpallet 'Zonë e Kuqe'…31 milionë të prekur nga infeksioni në botë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)