Baret dhe restorantet franceze janë mbyllur, në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë, megjithatë me sa duket të pasurit francezë e kanë shkelur këtë rregull disa herë. Kjo bëhet publike në një raport të fshehtë, i bërë publik së fundmi.
Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin urdhëroi hetimin, duke thënë se grumbullime t tilla duke shkelur rregullat e kufizimeve anti-COVID, do të ishin "krejtësisht të papranueshme".
Një kanal televiziv privat, M6, shkroi në Twitter së bashku me pamjet e festës "havjar, shampanjë, menutë e shefave të lartë dhe pa maska ".
Video e M6 tregoi një klub privat pa emër në një "lagje të famshme" të Parisit, ku mysafirëve u thuhet se mund të hiqnin maskat.
N video madje dëgjohet zëri i një kamerieri duke i thënë reporterit, i cili u prezantua si mysafir se "njerëzit që vinin aty nuk mbajnë maska; sapo të hyni këtu nuk ka më COVID".
Kufizimet e reja hynë në fuqi kombëtar të Shtunën dhe do të vazhdojnë për katër javë, me synimin për të frenuar një rritje në rastet e COVID-19.
Komente







