Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku për shkak të COVID. Meta shkruan se ai ishte modeli i duhur i një ushtaraku punëtor, energjik dhe human dhe se gjithmonë do të kujtohet me respekt e mirënjohje për punën e tij të bërë në Forcat e Armatosura.
"Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura, i cili humbi betejën me COVID-19.
Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.
![]()
Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta.
Në memorien e Forcave tona të Armatosura, vepra e Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje", shkruan Meta
Lajmi kryesor:
COVID-i i merr jetën komandantit të Komandës Mbështetëse! Peleshi: Nuk kam fjalë! Xhaçka: Ushtarak i drejtë! Meta: Do kujtohet me respekt










