COVID-i i merr jetën komandantit të Komandës Mbështetëse! Peleshi: Nuk kam fjalë! Xhaçka: Ushtarak i drejtë! Meta: Do kujtohet me respekt

COVID-i i merr jetën komandantit të Komandës Mbështetëse! Peleshi: Nuk kam fjalë! Xhaçka: Ushtarak i drejtë! Meta: Do kujtohet me respekt

Gjenerali Ndriçim Sallaku

TIRANË- Fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku, humbi betejën me COVID-19.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thotë se ka mbetur pa fjalë nga kjo humbje e madhe.

“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19. Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral”, shkruan Peleshi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
COVID-i i merr jetën komandantit, Kim: Pata nderin ta njoh, thellësisht e trishtuar

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të gjeneralit Ndriçim Sallaku, që humbi jetën si pasojë e COVID. Ajo ka vlerësuar maksimalisht Sallakun për kontributin e tij.

“Jam thellësisht e trishtuar dhe e tronditur nga vdekja e gjeneralit Ndriçim Sallaku. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për të forcuar partneritetin. Ai iku shumë herëtt. Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij. Qofte i qetë në paqe”, shkruan Kim.

Ora 11:37
COVID i mori jetën gjeneralit Sallaku, Meta: Dëshmoi vlera të larta humanizmi, do kujtohet me respekt e mirënjohje

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku për shkak të COVID. Meta shkruan se ai ishte modeli i duhur i një ushtaraku punëtor, energjik dhe human dhe se gjithmonë do të kujtohet me respekt e mirënjohje për punën e tij të bërë në Forcat e Armatosura.

"Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura, i cili humbi betejën me COVID-19.

Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta.

Në memorien e Forcave tona të Armatosura, vepra e Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje", shkruan Meta

Ora 11:27
COVID i mori jetën gjeneralit Ndriçim Sallaku, Xhaçka: Njerëzit si ti janë të rrallë dhe shembullin e një ushtaraku të drejtë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta COVID të gjeneralit të brigadës, Ndriçim Sallaku. Xhaçka shkruan se ai dha modelin e një ushtaraku të drejtë dhe të mirë dhe se gjithmonë  pozitiv përballë çdo situate.

"Njerëzit si ti gjeneral Sallaku, janë të rrallë: energjikë, të kudogjendur, pozitivë përballë çdo situate.  Na dhemb të gjithëve humbja jote sot, Majlindës e fëmijëve të shtrenjtë, ne që patëm fatin të ndajmë me ty ditë, muaj e vite pune të vështira apo të bukura. Do mungosh në Komandën Mbështetëse dhe të gjithë Forcën e Armatosur, me korrektësinë e përgjegjshmërinë tënde e mbi të gjitha me përkushtimin ndaj njerëzve e jetës. Mirënjohëse për shërbimin gjeneral! Faleminderit për modelin e ushtarakut të mirë e të drejtë", shkruan Xhaçka

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kusho: 20/03/2021 14:28

    Shpirti n’Paqe Çim Sallaku Familjar me vlera te medhaja dhe Ushtarak i perkryer. Gjithmone ne zemrat tona

    Përgjigju
  • Like: 20/03/2021 12:59

    Gje qe nuk do te ndodhi me ty o jashteqitje e kombit, injorante e kokmadh qe dhe qente nuk do ta pelqenin ta hanin. Vendi yt eshte biruca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara

Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara