Dy shpikës gjermanë nga Berlini kanë gjetur një mënyrë origjinale për të zëvendësuar maskat si mjet mbrojtës ndaj infeksionit prej koronavirusit.

“iSphere”, me material PVC-je është krijuar nga Marco Canevacci dhe Yena Young, themelues të “Plastique Fantastique” me shikjet e tyre kanë marrë pjesë më pare edhe në Bienalen e Venecias.

Për krijimin e tyre më të fundit, “iSphere” ata janë frymëzuar nga filmat fantastiko-shkencorë të viteve 50-60.

“iSphere” do të kushtojë 24 euro

Ndërsa e kanë paraqitur projektin në faqen e tyre në Internet, Marco Canevacci dhe Yena Young thonë: Koronavirusi po ndryshon marrëdhëniet tona personale dhe po ndikojnë në perceptimin tonë për realitetin. Është një virus shumë demokratik: ai përhapet përtej kufijve, nuk ka asnjë preferencë për statusin gjinor, shoqëror, kulturor ose ekonomik. Në këtë periudhë të bllokadës, pyesim veten për mutacionin e jetës sonë shoqërore dhe efektet e privimit të prekjes fizike. Përgjigja është një helmetë plastike e vetë-prodhuar e aftë për t'i bërë njerëzit të buzëqeshin edhe gjatë një situate serioze si kjo aktuale”.