
Institucionet dhe partnerët socialë në Itali po punojnë për të përcaktuar rregullat e Fazës 2 të emergjencës nga koronavirusi.
Qeveria italiane me shumë mundësi nga data 27 prill do lejojë rifillimin e aktivitetit të ndërtimeve publike ndërsa ato private do iu duhet të presin deri më datën 4 maj.
Termoskaner në të gjitha stacionet
Një nga masat e kontrollit për transportin e planifikuar për tu rihapur është vendosja e skanuesve termik jo vetëm në stacionet e mëdha dhe aeroporte kryesorë, por në të gjitha stacionet dhe aeroportet në Itali.
Dy hipoteza për shkollën
Shkollat dhe kopshtet mbeten jashtë dekretit të 4 majit. Jo vetëm që ato nuk do të rihapen gjatë verës, por nuk mund të thuhet se e do të rihapen në shtator.
Komisioni në Ministrinë e Arsimit ka dy modele nën ekzaminim. E para përfshin ndarjen e studentëve të një klase në dy grupe, duke alternuar praninë fizike dhe atë të vazhdimit të mësimin online në internet
Lajmi kryesor:
Në Itali 415 viktima...Studimi: COVID 'udhëton' në ajër! Një mashtrues pas idesë së Trump për injeksionin me dezinfektues










