"Italia nuk është më kavie", kështu titullohet një shkrim i botuar në BBC në ditën e rihapjes së Italisë pas dy muajve në izolim.
"Tetë javë më parë Italia u bë një kavie për masa dragoniane që ajo ndërmorri për të frenuar epideminë nga koronavirusi. Sot sytë e botës janë përqendruar sërish në Itali, siç edhe ndodhi dy muaj më parë”, thuhet në shkrimin e prestigjiozes britanike.
BBC shkruan gjithashtu se "Modeli i Rajonit të Venetos është studiuar në të gjithë botën, pasi është një model i studiuar mirë dhe mjaftë i qartë në lidhje me testet dhe gjurmimet e rasteve Covid, gjë e cila ka bërë që numri i viktimave të mos jetë i lartë sa në Rajonet e tjera fqinje”.
Gjermania ‘Spiegel’ në një shkrim të saj përqendrohet në gëzimin e rihapjes. "Nga Torino në Palermo italianët më në fund mund të kthehen përsëri për të shëtitur".
Nga sot e deri më 17 maj do të rifillojnë nga prodhimi shumë nga aktivitete. Vlerësohet se rreth 65 % e italianëve nga sot do të rikthehen në punë.
Nga data 18 maj do të rihapen dyqanet dhe muzeumët kurse baret dhe restorantet do duhet të presin deri më 1 qershor.
Sot italianët do të kenë mundësi të dalin për të vizituar të afërmit por e kanë të ndaluar organizimin e festive dhe banketeve me ta.
Do lejohet lëvizja brenda rajoneve por jo jashtë tyre, përveçse për arsye pune, arsye shëndetësore ose urgjencë të aprovuar nga autoritetet.
Nga sot është i lejueshëm praktikimi i sportit në natyrë edhe larg nga shtëpia, gjithmonë me detyrimin për të shmangur tubimet dhe për të respektuar distancat e sigurisë.
Fjalët kyçe që do të jenë kryefjala e javëve në vazhdim janë distancimi fizik dhe ndalimi i tubimeve, detyrimi për të mbajtur maskë në ambiente të mbyllura përfshi në transportin publik dhe trena, masa këto për të respektuar dhe rritur standartet e sigurisë së njerëzve.
Lajmi kryesor: